Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Kapaj i “The Odyssey”, kurse falas për fyellin

Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

by te Sheshi
1 week ago
in Kulturë, Të fundit
Kapaj i “The Odyssey”, kurse falas për fyellin

Tingujt tradicionalë të Labërisë, që këtë vit kanë marrë jehonë edhe përmes një produksioni të madh hollivudian, synojnë të përcillen te brezat e rinj përmes një nisme të veçantë të mjeshtrit të instrumenteve popullore, Vendim Kapaj.

Për të tretin vit radhazi, Kapaj do të zhvillojë në Vlorë një kurs falas për mësimin e fyellit dhe instrumenteve të tjera tradicionale, duke u krijuar mundësi të rinjve dhe të apasionuarve pas muzikës popullore të njihen nga afër me këtë pasuri të trashëgimisë shqiptare.

Në një prononcim për ATSH-në, Kapaj theksoi se interesi për kursin është rritur ndjeshëm, ndërsa këtë vit pjesëmarrësit vijnë jo vetëm nga zonat e Labërisë, por edhe nga Tirana.

“Ky është viti i tretë radhazi që ofroj kursin falas të fyellit. Interesi këtë vit ka qenë edhe më i madh. Kam pasur të interesuar edhe nga Tirana, përfshirë disa vajza, ndërsa pjesa më e madhe janë të rinj nga Tepelena, Vlora, Kurveleshi dhe zonat përreth”, tha ai.

Kursi do të nisë në shtator 2026 deri në korrik 2027 dhe krahas fyellit do të përfshijë edhe njohjen me instrumente të tjera tradicionale, si cula dyjare, bilbili, xhamba, pipizana dhe instrumente të tjera të muzikës popullore.

Sipas Kapajt, vëmendja e shtuar ndaj kësaj nisme lidhet edhe me përvojën e tij të fundit në kinematografinë ndërkombëtare. Ai është përfshirë si solist në fyell në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan dhe muzikë të kompozitorit Ludwig Göransson.

Pjesëmarrja në këtë produksion ka bërë që tingulli i fyellit shqiptar të dëgjohet përtej kufijve, duke i dhënë një tjetër dimension traditës muzikore të jugut të Shqipërisë.

“Jehona që ka pasur emri im nga pjesëmarrja në filmin ‘The Odyssey’ ka ndikuar edhe në rritjen e interesit për kursin. Është kënaqësi që pas kësaj vëmendjeje ndërkombëtare, të shohim të rinj që duan të mësojnë dhe të vazhdojnë këtë traditë”, u shpreh Kapaj për ATSH-në.

Kursi falas shihet prej tij si një mënyrë konkrete për të ruajtur instrumentet dhe repertorin tradicional, duke e afruar këtë trashëgimi me një brez të ri që mund ta mbajë gjallë muzikën labe në të ardhmen.

Nga Labëria në skenën ndërkombëtare të kinemasë dhe sërish te të rinjtë shqiptarë, fyelli vijon kështu rrugëtimin e tij si një nga zërat karakteristikë të muzikës tradicionale shqiptare. /atsh/

 

Lajme të ngjajshme

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska
Gjeopolitikë

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?
Diplomaci

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
Kontinentit që po i rritet barku
Shëndet & Gatim

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
Next Post
Pse Islanda i mbylli derën Evropës?

Pse Islanda i mbylli derën Evropës?

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga Izraeli?

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga Izraeli?

Tjetër deklaratë shokuese e këtij sionisti famëekq

Tjetër deklaratë shokuese e këtij sionisti famëekq

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.