LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet vrasja e reperit Tupac/ Dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës

Juria në Las Vegas e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse, lidhur me vrasjen e Tupac Shakur më 7 shtator 1996. Vendimi i jep fund një hetimi që për afro tre dekada ka ushqyer teori të shumta konspirative dhe ka mbajtur të gjallë një prej mistereve më të mëdha të muzikës hip-hop.

1 Shtator 2026, 08:21 Nga I.A
Zbardhet vrasja e reperit Tupac/ Dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i
Tupac

SHBA- Ish-drejtuesi i një bande kriminale, Duane “Keffe D” Davis, është shpallur fajtor për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, duke shënuar dënimin e parë në një prej dosjeve më të bujshme të pazbardhura në historinë e Shteteve të Bashkuara. Juria në Las Vegas e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse, lidhur me vrasjen e Tupac Shakur më 7 shtator 1996. Vendimi i jep fund një hetimi që për afro tre dekada ka ushqyer teori të shumta konspirative dhe ka mbajtur të gjallë një prej mistereve më të mëdha të muzikës hip-hop.

63-vjeçari Davis, i veshur me një kostum të zi, qëndroi i qetë në sallën e gjyqit gjatë leximit të vendimit. Menjëherë pas vendimit, ai deklaroi se do ta apelojë çështjen. Ndërkohë, familjarët e Tupac Shakur reaguan me emocione të forta. Disa prej tyre u kapën për dore, u përqafuan dhe shpërthyen në lot pas vendimit. Tupac Shakur u vra në moshën vetëm 25-vjeçare, në kulmin e karrierës së tij. Reperi konsiderohet një prej figurave më me ndikim në historinë e muzikës rap dhe ka shitur më shumë se 75 milionë albume në mbarë botën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Sipas prokurorisë, Davis nuk ishte personi që qëlloi drejtpërdrejt mbi reperin, por ishte ai që organizoi sulmin dhe siguroi armën që u përdor në atentat. Prokurorët argumentuan se arma iu dha nipit të tij, Orlando Anderson, i cili dyshohet se hapi zjarr nga një automjet në lëvizje. Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, vrasja ishte një akt hakmarrjeje. Vetëm disa orë para të shtënave, Anderson ishte përfshirë në një përleshje me Tupac Shakur dhe pjesëtarë të grupit të tij në Las Vegas. Për prokurorët, kjo përleshje ishte shkëndija që çoi në organizimin e sulmit vdekjeprurës.

Mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, Tupac ndodhej në Las Vegas kur një automjet u afrua pranë makinës me të cilën udhëtonte dhe u qëllua disa herë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë disa ditë më vonë, më 13 shtator 1996. Vrasja ndodhi në një periudhë të tensionuar për skenën amerikane të hip-hopit. Në atë kohë, rivaliteti mes skenës rap të Bregut Lindor dhe asaj të Bregut Perëndimor ishte në kulm, ndërsa konfliktet mes grupeve kriminale Bloods dhe Crips kishin depërtuar fuqishëm në kulturën e hip-hopit.

Për vite me radhë, mungesa e një të arrestuari dhe e një vendimi gjyqësor bëri që vrasja e Tupac të shndërrohej në një prej çështjeve më të famshme të pazbardhura në SHBA. Rreth saj u ngritën dhjetëra teori, pretendime dhe spekulime, ndërsa fansat e reperit vijuan të kërkonin përgjigje për atë që ndodhi atë natë në Las Vegas. Një prej provave kryesore të përdorura nga prokuroria kundër Davis ishin deklaratat e tij. Për vite me radhë, ai kishte folur publikisht për rolin e tij në ngjarje dhe kishte pranuar se ndodhej brenda një Cadillac-u të bardhë nga ku u kryen të shtënat fatale.

Davis kishte folur për përfshirjen e tij edhe gjatë një interviste sekrete me policinë në vitin 2008. Intervista ishte zhvilluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e një tjetër legjende të hip-hopit, Christopher Uallace, i njohur si The Notorious B.I.G. Më vonë, Davis dha më shumë detaje në librin e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”, si dhe në intervista dhe dalje të ndryshme mediatike. Prokuroria argumentoi se deklaratat e tij publike dhe rrëfimet e përsëritura për rolin në vrasje përbënin një pjesë të rëndësishme të provave.

Megjithatë, mbrojtja e Davis pretendoi gjatë gjyqit se deklaratat e tij nuk duheshin marrë si të mirëqena. Avokatët argumentuan se ai kishte ekzagjeruar ose kishte sajuar histori për të fituar para, për të shitur librin dhe për të rritur famën e tij. Avokati Michael Sanft u kërkoi jurorëve të mos i besonin klientit të tij, duke e përshkruar atë si një person që kishte treguar histori për vite me radhë për përfitime personale. Mbrojtja këmbënguli se nuk kishte prova të mjaftueshme që Davis kishte urdhëruar vrasjen.

Prokuroria, nga ana tjetër, argumentoi se Davis kishte qenë vazhdimisht i qartë për rolin e tij. Në fjalën përmbyllëse, prokurori Binu Palal i kërkoi jurisë t’i merrnin seriozisht vetë deklaratat e Davis dhe ta shpallnin fajtor. Sipas prokurorisë, Davis kishte pranuar në forma të ndryshme se ishte përgjegjës për organizimin e sulmit. Palal e përshkroi atë si personin që merrte vendimet brenda South Side Compton Crips dhe argumentoi se prania e tij në automjet në momentin e të shtënave e lidhte drejtpërdrejt me vrasjen./Dosja.al

tupac

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!