"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Vendimi nr. 1066/2026, i marrë më 27 gusht, mbyll një fazë të gjatë ankimesh dhe ndryshimesh të dokumenteve të tenderit, e nisur që në tetor të vitit të kaluar. Procedura ishte publikuar më 22 tetor 2025, ndërsa “Data Log” paraqiti ankesën e parë në fund të atij muaji, duke kërkuar ndryshimin e dokumenteve të tenderit.

TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën e fundit të një operatori ekonomik dhe lejoi AKSHI-n të vijojë tenderin me fond limit 207.7 milionë lekë pa TVSH apo mbi 2.1 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të Thesarit dhe blerjen e licencave Oracle për Ministrinë e Financave.
Vendimi nr. 1066/2026, i marrë më 27 gusht, mbyll një fazë të gjatë ankimesh dhe ndryshimesh të dokumenteve të tenderit, e nisur që në tetor të vitit të kaluar. Procedura ishte publikuar më 22 tetor 2025, ndërsa “Data Log” paraqiti ankesën e parë në fund të atij muaji, duke kërkuar ndryshimin e dokumenteve të tenderit.
Në shkurt 2026, KPP e pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n të ndryshonte dokumentet e tenderit. Por pas publikimit të ndryshimeve në mars, Komisioni konstatoi se vendimi nuk ishte reflektuar plotësisht dhe më 30 mars bllokoi vijimin e procedurës.
Mosmarrëveshja vazhdoi edhe gjatë pranverës. Më 11 maj 2026 KPP vendosi për herë të dytë të mos lejonte vijimin e tenderit, duke kërkuar sërish modifikimin e dokumenteve. Katër ditë më vonë, pas një ankese tjetër të “Data Log”, Komisioni e pranoi atë pjesërisht dhe kërkoi ndryshime të tjera në termat e referencës.
AKSHI publikoi më 18 qershor një shtojcë të dytë me ndryshimet dhe sqarimet e kërkuara. Gjashtë ditë më vonë, “Data Log” paraqiti një tjetër ankesë, duke kundërshtuar disa kritere dhe specifikime teknike të procedurës.
Në korrik, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë AKSHI-t pranoi një pjesë të pretendimeve. Mes tyre ishin korrigjimi i një reference të gabuar ndaj një vendimi të KPP-së, heqja e kriterit për CSP dhe Oficerin e Sigurimit Industrial, si dhe disa kërkesa për sqarime teknike. Për këto pika, KPP e mbylli shqyrtimin pasi ato ishin pranuar nga autoriteti kontraktor.
Për pretendimet e mbetura, KPP arriti në përfundimin se AKSHI kishte reflektuar vendimet e mëparshme dhe kishte dhënë sqarimet e nevojshme në termat e referencës. Komisioni konstatoi se shtojca e publikuar më 18 qershor përmbante përcaktimet e vendimeve të mëparshme dhe se paqartësitë e ngritura nga ankimuesi ishin adresuar.
Në vendimin përfundimtar të 27 gushtit, KPP vendosi të mos pranojë ankesën e “Data Log” dhe të lejojë AKSHI-n të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës./Monitor.al
TIRANË- Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonomin&e...
TIRANË- Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve t&e...
TIRANË- Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në...
TIRANË- Prodhuesit paralajmërojnë se pa ulje kostosh dhe politika mbështetëse fiskale, akullorja vendase do ta ketë të v&eu...
Foto Ilustruese Rritja shumë e shpejtë e çmimeve, sidomos në pesë vitet e fundit, rrit gjasat që tregu të ketë sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofert&e...
Foto Ilustruese Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 15.05 miliardë lekë, ose rreth 155 milionë euro, në...
Foto Ilustruese TIRANË- Investimet e reja të individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të tre...
Kurba e inflacionit i është kthyer rritjes, katër vjet pas goditjes së fortë që dha konflikti në Ukrainë. Inflacioni n...
Autoriteti i Konkurrences TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një udhëzim të ri “Për imunitetin nga gjobat dh...