LIVE UPDATES
Ekonomi

Një e pesta e ekonomisë për tu ushqyer, Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate

Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

1 Shtator 2026, 07:43 Nga I.A

Një e pesta e ekonomisë për tu ushqyer, Shqipëria rekord

TIRANË- Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë. Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Edhe krahasimi rajonal tregon një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime ishin sa 19.9% e PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9% dhe në Serbi vetëm 12.8%.

Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave. Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat.

Në vendet me të ardhura më të larta, pasi plotësohen nevojat për ushqim, një pjesë shumë më e madhe e të ardhurave mbetet për strehim, transport, shëndetësi, arsim, kulturë, argëtim dhe kursime.

Shqipëria ka konsum individual për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, sa 48% e mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e mesatares europiane. Megjithatë, shpenzimet për ushqime në raport me ekonominë janë mbi tri herë më të larta se në BE.

Në vlerë, sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria shpenzon 5.1 miliardë euro për ushqime.

E parë e detajuar, Shqipëria ka peshë të lartë të disa prej produkteve më bazë në ekonomi, duke u renditur në krye të Europës për shpenzimet për qumështin dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, si dhe për zarzavatet.

Grupi “qumësht, produkte të tjera të bulmetit dhe vezë” përfaqësonte në vitin 2025 rreth 4.5% të PBB-së së Shqipërisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte vetëm 1%.
Asnjë vend tjetër në tabelën europiane nuk kishte një peshë më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, shpenzimet për këtë grup ishin sa 4.2% e PBB-së, në Malin e Zi 3.5%, në Maqedoninë e Veriut 3.4% dhe në Serbi 2.2%. Në Greqi pesha ishte vetëm 1.7%, ndërsa në Itali 1.2%.

Pesha e qumështit, bulmetit dhe vezëve në ekonominë shqiptare është kështu 4.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Nuk ka asnjë të dhënë që të trgojë se shqiptarët konsumojnë më shumë bulmet se Europa. Diferenca përkon më shumë me nivelin e lartë të çmimeve të këtyre produkteve. Në vitin 2025,

Shqipëria kishte indeksin 135.6 për qumështin, produktet e bulmetit dhe vezët, ku mesatarja e BE-së është 100. Çmimet ishin 35.6% mbi mesataren europiane, duke e renditur Shqipërinë të tretën më të shtrenjtë në Europë për këtë grup. Në vlerë, shpenzimet për këtë grup ishin 1.1 miliardë euro.

Diferenca me rajonin ishte edhe më e fortë. Indeksi ishte 107.1 në Serbi, 95 në Malin e Zi, 92 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 89.6 në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët i paguanin këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër diferencë e fortë është te vajrat dhe yndyrnat. Në Shqipëri, shpenzimet për këtë kategori ishin sa 1.4% e PBB-së, kundrejt vetëm 0.2% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon shtatë herë më shumë se mesatarja e BE-së për këtë grup produktesh. Në vlerë shpenzimi ishte 356 milionë euro.

Edhe në këtë rast, Shqipëria kishte peshën më të lartë ndër vendet europiane të përfshira në tabelë. Në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, vajrat dhe yndyrnat zinin vetëm 0.6% të PBB-së, ndërsa në Serbi 0.4%. Edhe Greqia, relativisht e lartë në krahasim me BE-në, ishte në 0.7%.

Edhe çmimet e vajrave dhe yndyrnave në Shqipëri ishin mbi mesataren europiane në vitin 2025. Indeksi i çmimeve ishte 112.5, ose 12.5% mbi mesataren e BE-së. Në këtë grup, megjithatë, Shqipëria nuk ishte më e shtrenjta në rajon, pasi Serbia kishte indeksin 128.4 dhe Mali i Zi 119.4. Bosnjë-Hercegovina ishte në 99.2 dhe Maqedonia e Veriut në 95.

Një peshë po aq e pazakontë kanë zarzavatet. Grupi që Eurostat klasifikon si “zarzavate, zhardhokë, banane gatimi dhe bishtajore” përfaqësonte 3.9% të PBB-së së Shqipërisë në vitin 2025, pothuajse pesë herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 0.8%. Për zarzavatet shpenzohen gati 1 miliardë euro në vit.

Shqipëria ndan nivelin më të lartë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me 3.9% të PBB-së. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha ishte vetëm 1.7%, në Malin e Zi 1.6% dhe në Serbi 1.4%. Në Greqi ishte gjithashtu 1.4%, ndërsa në Itali 1.2%.

Në ndryshim nga bulmeti dhe vajrat, çmimet e këtij grupi në Shqipëri mbeten nën mesataren e BE-së, por janë shumë më të larta se në pjesën më të madhe të rajonit.

Indeksi i çmimeve për zarzavatet ishte 91.2, pothuajse i njëjtë me Serbinë, me 91. Megjithatë, çmimet në Shqipëri ishin rreth 20% më të larta se në Bosnjë-Hercegovinë, 22% më të larta se në Malin e Zi dhe 27% më të larta se në Maqedoninë e Veriut.

Mishi është produkti që merr pjesën më të madhe të shpenzimeve ushqimore në Shqipëri. Grupi i mishit dhe produkteve të kafshëve të therura përfaqësonte 4.7% të PBB-së, kundrejt 1.3% mesatarisht në BE. Pesha ishte rreth 3.6 herë më e lartë se mesatarja europiane. Në vlerë, shpenzimi është gati 1.2 miliardë euro.

Në rajon, vetëm Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kishin një peshë më të lartë, me nga 5.6% të PBB-së. Serbia ishte në 3.6% dhe Maqedonia e Veriut në 3.4%.

Në çmime, mishi në Shqipëri ishte vetëm 2% më i lirë se mesatarja e BE-së, me indeks 98, por rezultonte më i shtrenjti në rajon. Indeksi ishte 86.1 në Serbi, 83 në Bosnjë-Hercegovinë, 77.6 në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 71 në Malin e Zi.

Edhe frutat dhe arrat zënë një pjesë shumë më të madhe të ekonomisë shqiptare sesa në BE. Shpenzimet për to ishin sa 1.9% e PBB-së, kundrejt 0.5% në Bashkimin Europian, ose gati katër herë më shumë. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kishin një peshë më të lartë, me nga 2.3%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina ishte në 1.7% dhe Serbia në vetëm 1%.

Çmimet e frutave dhe arrave në Shqipëri ishin sa 92.1% e mesatares së BE-së, por diferenca me ekonomitë më të lira të rajonit ishte e madhe. Në Bosnjë-Hercegovinë indeksi ishte 71.2 dhe në Maqedoninë e Veriut 52.4.

Në krahasim me këtë të fundit, frutat dhe arrat në Shqipëri kushtonin rreth 76% më shumë.
Për drithërat dhe produktet e tyre, shpenzimet ishin sa 2.1% e PBB-së, më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së prej 1%. Në këtë kategori Shqipëria nuk kryeson rajonin: Mali i Zi arrin në 3.5%,

Bosnjë-Hercegovina në 2.7%, Maqedonia e Veriut në 2.5% dhe Serbia në 2.2%.
Pesha e madhe që ushqimet marrin në ekonominë shqiptare po shoqërohet tashmë edhe me një tjetër zhvillim. Në vitin 2025, për herë të parë, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri kaloi mesataren e Bashkimit Europian.

Indeksi i ushqimeve arriti në 102.9, ose 2.9% mbi mesataren e BE-së, nga 99.6 një vit më parë dhe rreth 85 në vitin 2022. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku ushqimet kanë kaluar mesataren europiane. Serbia, e dyta më e shtrenjtë, kishte indeksin 96.6, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina ishin në 84.6 dhe Maqedonia e Veriut në vetëm 74.3.

Kur përfshihen edhe pijet joalkoolike, indeksi i Shqipërisë arrin në 103.8. Në Serbi është 97.1, në Malin e Zi 86.5, në Bosnjë-Hercegovinë 85.8 dhe në Maqedoninë e Veriut 74.8.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtojnë në Shqipëri rreth 7% më shumë se në Serbi, 20% më shumë se në Malin e Zi, 21% më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë dhe gati 39% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Nga 12 grupet e detajuara ushqimore që raporton Eurostat, në gjysmën e tyre çmimet në Shqipëri janë tashmë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Mes tyre janë qumështi dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, sheqeri dhe ëmbëlsirat, pijet joalkoolike dhe ushqimet e gatshme, ndërsa mishi dhe peshku janë afër nivelit mesatar europian.

Pijet joalkoolike, për të cilat Shqipëria shpenzon sa 1.4% e PBB-së, kundrejt 0.6% në BE, kishin në vitin 2025 një indeks çmimesh prej 114.3, ose 14.3% mbi mesataren europiane dhe më të lartin në rajon.

Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë kishin indeksin 123.1, ose 23.1% mbi mesataren e BE-së, ndërsa ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore arrinin në 128.2, ose 28.2% më shtrenjtë se mesatarja europiane./Monitor.al

produktet ushqimore

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!