"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Situata mbetet aktive edhe në Vajkal të Bulqizës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, në një terren të vështirë shkëmbor.
TIRANË- 27 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 4 të tjera janë nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Dajt të Tiranës vijojnë vatrat aktive në drejtim të Qafë-Priskës.
Situata mbetet aktive edhe në Vajkal të Bulqizës, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, në një terren të vështirë shkëmbor. Në Lundre të Matit vijon zjarri në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Një tjetër vatër aktive raportohet në zonën e Urës së Shtrenjtë në Shkodër, ku terreni i thepisur e vështirëson ndërhyrjen.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 90 forcave ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat dhe Tiranë.
Vatrat aktive janë: Dajt, Tiranë – vijojnë vatra aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Ditën e djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vajkal, Bulqizë – zjarr aktiv në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. U angazhuan 11 forca MZSH, 5 pyjore, 7 vullnetarë dhe 30 ushtarakë. Lundre, Mat – vijon zjarri në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore; u angazhuan 40 forca MZSH/pyjore, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Ura e Shtrenjtë, Shkodër – vatër aktive në terren të thepisur; po punohet për izolimin dhe parandalimin e përhapjes.
Nën mbikëqyrje vijojnë vatrat në Qafën e Helmës (Bulqizë), Qafën e Lugut (Korçë), malin e Qukësit (Prrenjas) dhe Zhejë (Kurbin). Në të gjitha rastet e mësipërme nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
KOSOVË- Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike n&...
TIRANË- Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
pamje nga protesta DIVJAKË- Qytetarët në Divjakë u mblodhën këtë të hënë për të 32-tën na...
Foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar ka humbur jetën fatalisht ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrym&eum...
FLORIDA- Allison Guerriero, 52 vjeç, ish-e dashura e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, i cili është i dënuar për ...
Foto ilustruese KORÇË-Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në kupolën drejtuese në disa qarqe. Sipas informacionev...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre përballë Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin...
Protestuesi TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në ditën e 93-të të protestës qytetare ka deklaruar se rrë...
Charles McGonigal, Allison Guerriero, Edi Rama SHBA- Ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit ...