"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Protesta zhvillohet pranë Spitalit të Vau i Dejës dhe vjen pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë.
VAU I DEJËS- Banorët e Vaut të Dejës kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonë. Protesta zhvillohet pranë Spitalit të Vau i Dejës dhe vjen pas humbjes së jetës së David Dedës dhe Sokol Prekës, të cilët humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e shërbimeve shëndetësore në zonë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e tyre. Banorët kërkojnë më shumë vëmendje dhe garanci për ofrimin e shërbimit shëndetësor, veçanërisht në raste emergjencash, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen situata të tilla në zonë.
Protestuesi tha se qyteti me rreth 50 mijë banorë është lënë pa shërbim urgjence gjatë natës, ndërsa mjekët roje janë hequr prej rreth dy muajsh.
"Kjo protestë është në shenjë humbje e dy djemve të rinj të Vau Dejës, nga fatkeqësia e madhe që ndodhi, nga mungesa e shtetit, mungesa e ambulancave, infermierëve, doktorëve e të gjithëve. Kjo qendër shëndetësore është kthyer, domethënë e hoqën të gjitha, është kthyer në një qendër nuk kemi as urgjencë, nuk kemi as ambulancë. Ka 3 muaj që s'ka ambulancë hiç ky qytet. Jemi 50 mijë banorë, 50 e sa mijë banorë, e s'kemi një ambulancë. S'kemi një urgjencë, s'kemi një shërbim doktorësh, nuk kemi doktorë hiç. Bëjnë shërbim doktorët vetëm paraditeve edhe s'ka doktorë hiç. Kjo është mungesa e shtetit, mungesa e institucioneve, e drejtorisë Shkodër e të gjitha të tana. Në mungesë të ambulancës, 1 orë e gjysmë ka bërë ambulanca me ardhë prej Shkodre, me njoftu Shkodra me ardhë ambulanca me shku në vendngjarje.
Edhe prej mungesës së ambulancës kanë vdekë edhe çunat e rinj e të tana. Njëri i thotë Shkodrës, tjetri Shkodrës, kjo është mungesa e madhe e shtetit. Ne kërkojmë qendra shëndetësore e Vau Dejës të bëhet urgjencë. Të ketë shërbim 24 orë doktorët. Të ketë shërbime të tjera shtesë, ambulanca, urgjenca, dihet se çfarë shërbimesh ka, se ka mjekët e vet. Ne kërkojmë prej shtetit, prej institucioneve, prej të gjithëve, kërkojmë që kjo të bëhet qendër shëndetësore urgjencë. Ne banorët e Vau Dejës vijmë këtu, janë vetëm infermierët. Mjek nuk ka. Vetëm infermieret çfarë i bëjnë shërbim këtu. Mjek nuk ka, mjeku është vetëm paradite. Mjek s'ka, se ka pasur mjek roje të natës, ka nja një muaj e gjysmë a dy që i kanë heq. Kanë bërë mjek rojet, i kanë heq, janë shfuqizu krejt kjo gjë këtu. Ne jemi veç me infermierë. Infermierja çfarë mund të ndihmojë, çfarë mund të bëjë. Kjo është e keqja jonë," tha qytetari./Dosja.al
Foto Ilustruese TIRANË- Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëng...
Pamjet GOLEM- Pamjet nga dhuna barbare ndaj kamarierit 18-vjeçar Genti Nela në Golem janë publikuar ditën e sotme. Si&ccedi...
Foto Ilustruese TIRANË- Kryepolici Skënder Hita ka ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së ...
Spitali i Pogradecit POGRADEC- Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e 36-vje&ccedi...
Zjarret TIRANË- 27 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, ndërsa 4 prej tyre vijoj...
KOSOVË- Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike n&...
TIRANË- Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
pamje nga protesta DIVJAKË- Qytetarët në Divjakë u mblodhën këtë të hënë për të 32-tën na...
Foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar ka humbur jetën fatalisht ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrym&eum...