"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
Skuadra madrilene, ku luan mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ivan Balliu, e pafuqishme për të ndalur kampionët e Spanjës. Raphinha dhe Yamal shënojnë nga një dopiedë në fitoren 5-2 të katalanasve…

SPANJE - Barcelona iu përgjigj dy skuadrave madrilene Real dhe Atletico Madrid. Në Camp Nou skuadra katalanase mposhti Rayo Vallecanon e Ivan Balliut që ishte titullar në këtë përballje me rezultatin 5-2 ku vendimtarë ishin Raphinha dhe Lamine Yamal me nga një dygolësh secili
Barcelona mori kontrollin e lojës në minutat e para, por Rayo Vallecano në daljen e saj të parë në sulm në minutën e 12 gjeti rrugën e rrjetës me Camello për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës madrilene duke i shtangur të gjithë në Camp Nou.
Por reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm pasi në minutën e 19-të Raphinha barazoi shifrat në 1-1. Pa u shuar mirë festa për këtë gol ishte radha e Lamine Yamal të lërë gjurmën e tij me një gol fantastik duke i dhënë mundësinë Barcelonës të përmbysë rezultatin dhe të marrë kryesimin në 2-1.
Gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje dhe Jules Kounde por që u anulua për pozicion jashtë loje dhe kështu pjesa e parë u mbyll 2-1.
Në fillimin e pjesës së dytë Barcelona i çoi shifrat në 3-1 falë autogolit të Lejeune që në tentativë për të larguar një top të Gordon e dërgoi atë në rrjetën e portës së tij.
Por në minutën e 59-të, Rayo Vallecano sërish me Camellon shkurtoi diferencën në 3-2 për të rritur presionin te Barcelona, me blaugranat që në minutën e 71-të gjeti golin e katërt me Raphinhan që shënoi pas një pasimi të bukur të Gordon me brazilianibn që plotësoi dygolëshin e tij personal ndërkohë që ka shkuar ne 5 gola deri tani në La Liga.
Në minutën e 90-të, Lamine Yamal plotësoi manitën duke e çuar rezultatin 5-2 dhe njëkohësisht plotësoi dhe dygolëshin e tij personal, duke shkuar në kuotën e 51 golave me fanelën e Barcelonës.
Me rezultatin 5-2 u mbyll kjo ndeshje me Barcelonën që rikthehet në krye të klasifikimit me 9 pikë të plota, po aq sa Reali i Madridit, por me një golavarash më të mirë se Los Blancos.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Trabzonspor po përballet në transfertë me Amedspor në javën e tretë të Superligës turke dhe Ernest Muçi...
SHKODER - Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar pas publikimit të videos, ku shfaqet duke goditur me grusht gjyqtarin anësor Ergys ...
ELBASAN - Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeu në javën e dytë të Kategorisë Superiore në “...
VORE - Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rez...
ARGJENTINE - Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës. Pas më shumë se dy dekadas...
David Correa, në shënjestër të EFE- së policore BRAZIL - Autoritetet braziliane nisën një operacion të hën&eum...
SPANJE - Hansi Flick njoftoi skuadrën e tij këtë pasdite për ndeshjen e sonte kundër Rayo Vallecano, e cila fillon n&e...
FRANCE - Armiqësia midis dy burrave nuk është sekret, dhe madje është përhapur në gjykata. Që nga fillimi i verës...
SPANJE - Kylian Mbappé qartësisht nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin, as në gusht. Duke shënuar golin e tret...
FRANCE - Ishte një trend i fortë, edhe para fillimit të Kupës së Botës. Ousmane Dembélé do të vazhdojë k...