LIVE UPDATES
Politike

"Rrezikojmë zgjedhje të parakohshme"/ Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështesin Sejdiun për president

Duke folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku akuzoi gjashtë deputetët që dolën kundër nominimit të Sejdiut se kanë vepruar për interesa personale.

1 Shtator 2026, 18:32 Nga E. D
"Rrezikojmë zgjedhje të parakohshme"/ Abdixhiku:
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjashtë deputetë të partisë së tij kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit. Duke folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku theksoi se ka vetëm 12 deputetë në dispozicion dhe me ta do të shkojë në sallë kur të votohet për president. Ai i akuzoi gjashtë deputetët që dolën kundër nominimit të Sejdiut se kanë vepruar për interesa personale. Abdixhiku tha se do të merren masa ndaj gjashtë deputetëve, por nuk tregoi se cilat do të jenë ato.

"Me keqardhje të madhe për popullin e Kosovës dhe fatin e Republikës, gjashtë deputetë të LDK kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e LDK-së, konkretisht Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri, kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Unë me 12 deputetë, vetë i 12-të do të jem në sallë kur të votohet. Deri në momentet e fundit do të bëjmë përpjekje. Nuk mundem më tepër me këtë përçarje, me këtë Grup Parlamentar. Kryesia u bën thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që, gjatë procesit të votimit, të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të partisë, vendimin e kryesisë dhe përgjegjësinë që mbajnë si përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku në konferencë për media.

Mbledhja e Grupit Parlamentar erdhi pasi LDK-ja mblodhi kryesinë partiake ku miratoi marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ku iu bë thirrje deputetëve të saj që ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës. Sipas një deklarate të lëshuar nga LDK-ja pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur sot, nominimi i Sejdiut është mbështetur me unianimitet të plotë.

Sipas vendimeve të Kuvendit partiak të LDK-së, të mbajtur në fund të korrikut, thuhej se të gjithë anëtarët, zyrtarët dhe të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së, obligohen t’i respektojnë dhe zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të partisë. Po ashtu thuhet se organet partiake duhet të sigurohen që vendimet do të zbatohen dhe kur është e nevojshme të ndërmarrin masa statutare ndaj shkelësve.

Thirrja e kryesisë së LDK-së që të mbështetet Sejdiu vjen një ditë pasi deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, publikisht deklaroi se nuk do ta mbështesë Sejdiun për postin e presidentit, pasi ai u prezantua si kandidat i përbashkët i LVV-së dhe LDK-së për president. LDK-ja tha se nominimi i Sejdiut përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe institucional të LDK-së dhe është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i LDK-së.

Para mbledhjes së kryesisë, Jehona Lushaku Sadriu, tha se në takim përveç çështjes së presidentit, do të diskutohet edhe për konstituimin e Kuvendit dhe të gjitha institucioneve "sa më shpejt që të jetë e mundur". E pyetur nëse partia është marrë vesh paraprakisht për emrin e Sejdiut, ajo tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, dhe ekipi negociues kanë pasur autorizimin për të negociuar në emër të partisë për emrin e kandidatit.

Pas mbledhjes së kryesisë, Grupi Parlamentar i LDK-së është mbledhur për të diskutuar për çështjen e kandidimit të Sejdiut. Ndërkaq, edhe Lëvizja Vetëvendosje mbrëmjen e sotme do të ketë diskutime partiake për marrëveshjen e arritur me LDK-në për çështjen e presidentit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha gjatë ditës se shpreson që gjithçka do të shkojë mirë sa i përket zgjedhjes së Sejdiut në postin e presidentit, duke shtuar se po punohet në këtë drejtim. Prezantimi i Bekim Sejdiut si kandidat për president nga LVV-ja dhe LDK-ja u bë më 31 gusht, pas negociatave disa javëshe midis dy partive.

Për zgjedhjen e tij president kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 vende. LVV-ja e Albin Kurtit fitoi 53 mandate në zgjedhjet e qershorit dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, ka të paktën 61 vota, të mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Nëse deputetëve të LVV-së dhe dhjetë deputetëve nga pakicat joserbe iu bashkohen 18 deputetët e LDK-së, numri arrin në të paktën 81 vota. Megjithatë, deri më tani, një deputet i LDK-së, ish-kryeministri Avdullah Hoti, publikisht ka dalë kundër kandidaturës së Sejdiut./Dosja.al

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!