LIVE UPDATES
Bota

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht

Kështu e komenton ai projektligjin e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kërkon masa ndaj Serbisë për shkak të prapakthimit demokratik dhe raporteve të saj me Rusinë dhe Kinën. Projektligji, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, është paraqitur nga republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.

1 Shtator 2026, 17:36 Nga G.M
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres
Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiq (fotografi nga arkivi).


“Çdo nismë që vjen nga Kongresi amerikan duhet marrë seriozisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu e komenton ai projektligjin e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kërkon masa ndaj Serbisë për shkak të prapakthimit demokratik dhe raporteve të saj me Rusinë dhe Kinën. Projektligji, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, është paraqitur nga republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.

Vujaçiq vlerëson se nisma nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të menjëhershëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, por se përbën një sinjal të rëndësishëm në Kongres, pasi vjen nga përfaqësues të të dyja partive.

“Është gjithashtu domethënëse që për këtë po flitet në këtë mënyrë, në një formë konkrete - gjë që kohët e fundit nuk ka qenë praktikë”, thotë ai.

Nisma e Wilsonit dhe Keatingut vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nisën në mes të korrikut Dialogun Strategjik, me synimin për të thelluar bashkëpunimin. Në projektligj parashihet, gjithashtu, që Dialogu Strategjik të kushtëzohet me trajtimin e çështjeve që lidhen me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe me gjendjen e demokracisë në Serbi.

Lidhur me këtë nismë, Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë vetëm se “pret me kënaqësi bashkëpunimin me Serbinë për sigurimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë dhe Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me projektligjin e kongresistëve amerikanë.

Në projektligj thuhet, gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin sanksione financiare dhe kufizime vizash ndaj aktorëve të dëmshëm që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Sanksione parashihen edhe ndaj personave që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të cilësdo zonë apo shteti në rajon.

Projektligji kërkon masa edhe ndaj atyre që në Ballkanin Perëndimor përfshihen në minimin e proceseve dhe institucioneve demokratike, në korrupsion apo në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Sanksione parashihen edhe për pengimin e marrëveshjeve dhe kornizave rajonale që lidhen me sigurinë, paqen, bashkëpunimin ose njohjen e ndërsjellë.

Projektligji titullohet “Akti për Mbështetjen e Sundimit të Ligjit, Ndërtimin e Drejtësisë Institucionale dhe Llogaridhënies”, apo shkurt “SRBIJA Act”.

“Në rend dite, me gjasë pas zgjedhjeve”

Republikani Wilson ka deklaruar se Serbia, nën presidentin Aleksandar Vuçiq, “është larguar qëllimisht, gjithnjë e më shumë, nga sundimi i ligjit”.

“… dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës [presidenti rus, Vladimir] Putin, Partia Komuniste e Kinës dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shtuar ai.

Wilson ka thënë gjithashtu se, pavarësisht protestave të përhapura kundër korrupsionit, “Qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë”.

“Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka shkruar ai në rrjetin X.

Ish-ambasadori i Serbisë në Uashington, Ivan Vujaçiq, thotë se kongresisti Joe Wilson ka qenë, prej kohësh, pjesë e Grupit të Miqësisë me Serbinë në Kongresin amerikan.

“Ai është përfshirë në këtë grup qysh kur unë isha ambasador në SHBA, kur u formua grupi i parë për Serbinë, kështu që ka përvojë. Ai është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme”, thotë Vujaçiq.

Grupi i Miqësisë me Serbinë në Kongresin amerikan u formua në vitin 2004 si një grup joformal dypartiak, me synimin për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Duke theksuar se procesi i miratimit të ligjeve është i ndërlikuar dhe i gjatë, Vujaçiq nuk pret që projektligji të miratohet para zgjedhjeve të nëntorit.

“Është ende larg miratimit si ligj. Çështja është se kur do të futet në rend dite. Nuk shoh ndonjë urgjencë apo mënyrë që ai të miratohet para zgjedhjeve”, thotë Vujaçiq.

Zgjedhjet e mesmandatit të presidentit Donald Trump, që mbahen më 3 nëntor, janë vendimtare për përcaktimin e balancës së forcave në Kongres. Në nëntor do të votohet për të gjithë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve, dhomës së ulët të Kongresit, si dhe për një të tretën e Senatit.

E ardhmja e Dialogut Strategjik

Sipas projektligjit të paraqitur nga Wilson dhe Keating, parashihet pezullimi i Dialogut Strategjik, përveç nëse në kuadër të tij trajtohen çështjet e përcaktuara në projektligj.

Projektligji obligon sekretarin amerikan të Shtetit që, para takimeve në kuadër të Dialogut Strategjik, t’u konfirmojë komiteteve për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit se do të trajtohen marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Po ashtu, kërkohet që të diskutohen çështje që lidhen me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftimin e korrupsionit, reformat në sundimin e ligjit, forcimin e qeverisjes demokratike, lirinë e shtypit dhe lirinë e tubimit. I pyetur se çfarë do të nënkuptonte për Serbinë një ndërprerje eventuale e Dialogut Strategjik, Vujaçiq vlerëson se ky dialog “është më shumë në fazën e paralajmërimit sesa diçka konkrete”.

“Ende nuk e shoh se cilat janë mundësitë e këtij Dialogu Strategjik. Madje, të paktën nga ajo që është paralajmëruar deri tani, nuk shoh ndonjë përfitim të madh për Serbinë nga ky dialog, përveçse fokusit tek energjia”, thotë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se, përmes Dialogut Strategjik, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për synime të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe arsimore, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë.

Në kuadër të Dialogut Strategjik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan në mes të korrikut një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë energjetike rajonale. SHBA-ja mirëpriti vendimin preliminar të Serbisë për të vazhduar realizimin e projektit hidroenergjetik Gjerdap III, si projekti i parë i identifikuar në kuadër të marrëveshjes ndërqeveritare për energjinë.

Ky projekt shihet si një hap drejt rritjes së pavarësisë energjetike të Serbisë. Uashingtoni e konsideron frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një prej interesave kryesore në Ballkanin Perëndimor.

Zvogëlimi i varësisë energjetike të Ballkanit Perëndimor nga Rusia është gjithashtu një prej synimeve të Aktit amerikan për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, të miratuar në mesin e dhjetorit të vitit 2025. Në të njëjtin ligj, si synim përcaktohet edhe zvogëlimi i ndikimit të Kinës në rajon./REL

shba serbi rel

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!