LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi për varrosjen e Ratko Mladiç me nderime, “mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kjo parti garoi në kuadër të listës së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

1 Shtator 2026, 14:57 Nga E. D

Paralajmërimi për varrosjen e Ratko Mladiç me nderime,

SERBI- “Unë, në asnjë mënyrë, nuk do të jem pjesë e atij varrimi [të Ratko Mlladiqit]”, thotë për Radion Evropa e Lirë ministri i Turizmit dhe Rinisë i Serbisë, Husein Memiq.

“Ratko Mlladiq është një njeri që është dënuar nga Tribunali i Hagës dhe për këtë nuk ka më çfarë të thuhet”, thotë Memiq, i cili është pjesë e Qeverisë së Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike të Sanxhakut.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kjo parti garoi në kuadër të listës së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

Reagime të ashpra nga pjesëtarët e pakicës kombëtare boshnjake në Serbi pasuan paralajmërimin e ministrit serb të Drejtësisë, Nenad Vujiq, se krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mlladiq, do të varroset në Serbi “me nderimet më të larta shtetërore”.

Qeveria e Serbisë, Ministria e Drejtësisë dhe Presidenca nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me paralajmërimet për varrimin e Mlladiqit dhe as nuk dhanë hollësi për përfshirjen eventuale të shtetit serb në të.

Edhe ministri Memiq thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë konfirmim nga Qeveria se Mlladiq do të varroset me nderime shtetërore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 28 gusht se Mlladiq “do të varroset aty ku dëshiron familja” dhe se “autoritetet në Serbi, aktualisht, nuk kanë asnjë informacion për këtë”.

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, u dënua në vitin 2021 nga gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm për krime dhe gjenocid ndaj boshnjakëve.

Ai u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës, përndjekjen dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Reagimet për Mlladiqin në Sanxhak

Këshilli Kombëtar Boshnjak e dënoi, përmes një deklarate më 29 gusht, paralajmërimin për varrosjen e Mlladiqit me nderime shtetërore, duke thënë se shteti po u dërgon boshnjakëve një “mesazh të rrezikshëm”.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të mos e madhërojnë një kriminel të dënuar të luftës.

Nga Tubimi i Qytetarëve të Novi Pazarit - një prej organizimeve joformale qytetare të krijuara gjatë protestave studentore - i thanë Radios Evropa e Lirë se mesazhi për nderime shtetërore ndaj Mlladiqit është “i tmerrshëm”.

“Nuk mund të kërkoni nga boshnjakët të kenë besim në institucione dhe, në të njëjtën kohë, t’i bëni nderime shtetërore një njeriu të dënuar për gjenocid ndaj popullit të tyre. Kjo, thjesht, nuk është rruga drejt pajtimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Aty theksohet se “më e rrezikshmja nga të gjitha është përpjekja për normalizim, imponimi i tezës se boshnjakët duhet ta pranojnë madhërimin e Mlladiqit si një lloj realiteti shoqëror”.

“Ne nuk e pranojmë këtë”, thuhet në përgjigje.

Ahmed Dellimegjac, avokat nga Novi Pazari, qytet në jugperëndim të Serbisë me popullsi shumicë boshnjake, ndan shqetësimin e boshnjakëve.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se druan që, duke pasur parasysh atmosferën në shoqëri, varri i Mlladiqit mund të shndërrohet në mauzole.

“Ky është vazhdim i rrugës në të cilën Serbia ndodhet tashmë prej kohësh - fuqizimi, madhërimi dhe pranimi i këtyre krimeve të luftës”, thotë Dellimegjac.

Mesazhet në mbështetje të Mlladiqit kanë vërshuar mediat në Serbi dhe në Republikën Sërpska, të nxitura edhe nga disa politikanë, si ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili deklaroi se bëhet fjalë për një “vrasje”.

Kur bëhet fjalë për Serbinë, qëndrimi ndaj Mlladiqit është çështje veçanërisht e ndjeshme në Sanxhak - rajon në jugperëndim të këtij vendi me popullsi shumicë boshnjake - ku që gjatë Luftës së Dytë Botërore janë dokumentuar krime të lëvizjes çetnike serbe ndaj boshnjakëve.

Aleksandar Popov, nga organizata joqeveritare Qendra për Rajonalizëm, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se pushteti në Serbi, prej kohësh, kultivon narrativë që relativizojnë krimet e luftës dhe se kjo është vetëm vazhdimësi e një politike të tillë.

“Vendimi i Tribunalit të Hagës ndaj Ratko Mlladiqit [më 2021] ishte i qartë. Në vend që pas tij të niste procesi i ballafaqimit me të kaluarën, u vazhdua me madhërimin e atyre që kryen krime”, thotë ai.

Paralajmërimet për varrimin dhe “relativizimi i krimeve”

Avokati Ahmed Dellimegjac thotë se, pas vdekjes së Mlladiqit, mesazhe që relativizojnë krimet ka pasur nga të gjitha anët - si nga zyrtarët, ashtu edhe nga mediat e afërta me pushtetin.

“Autoritetet dërgojnë mesazhe për trajtimin johuman të Mlladiqit në Hagë, merren deklarata nga mjekët e Mlladiqit, ndërkohë që ai është një njeri i dënuar me burgim të përjetshëm”, thotë ai.

Dellimegjac shton se “bota normale tmerrohet dhe frikësohet” nga ideja që një krimineli të luftës t’i bëhen nderime në Beograd.

Këshilli Kombëtar Boshnjak theksoi përmes një deklarate se paralajmërimi për varrosjen e Mlladiqit me nderime shtetërore, “flet për raportin e regjimit me të kaluarën e vet, me vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe me vlerat drejt të cilave pretendon se synon”.

“Ratko Mlladiq nuk ishte hero dhe as model ushtarak. Ai ishte komandant i një ushtrie, pjesëtarët e së cilës kryen krimet më të rënda në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në deklaratën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Se Ratko Mlladiq do të varrosej me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, paralajmëroi fillimisht, më 28 gusht, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq.

“Gjenerali Mlladiq është gjeneral dhe protokollet dihen. Dihet edhe roli i tij, por ajo që i takon gjeneralit Mlladiq sigurisht se do të respektohet”, tha Vujiq për televizionin ATV nga Banjalluka.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u deklarua po atë ditë, duke u distancuar nga paralajmërimi për nderime shtetërore.

Ai tha se Mlladiq “do të varroset aty ku dëshiron familja” dhe se autoritetet në Serbi, aktualisht, nuk kanë asnjë informacion për këtë.

Vuçiq tha, gjithashtu, se Haga ka dashur që Mlladiq të vdiste prapa grilave dhe e cilësoi këtë si “sjellje anticivilizuese, të paprecedent dhe të pajustifikueshme”.

Popov vlerëson se Vuçiq e “zbuti” deklaratën e ministrit të Drejtësisë për nderimet shtetërore, nga frika e reagimit të Bashkimit Evropian.

“Me një varrim të tillë të Ratko Mlladiqit, shteti merr mbi vete gjithçka që ka bërë Ratko Mlladiq. Ai rreshtohet plotësisht pas asaj”, thotë Popov.

Komisioni Evropian deklaroi më 28 gusht se u takon autoriteteve të Serbisë të vendosin se çfarë roli do të kenë në varrimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Komisioni theksoi se çdo madhërim i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe se për të “nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidate për anëtarësim”.

Incidentet në tribunat sportive

Deklaratat dhe reagimet pas vdekjes së Mlladiqit janë bartur edhe në stadiume.

Në incidentin e fundit, tifozët e Novi Pazarit, gjatë ndeshjes së klubit të tyre me Maçvën, hodhën pelena në fushë dhe brohoritën parulla fyese ndaj Mlladiqit.

Këtij incidenti i kishin paraprirë raste të madhërimit të Mlladiqit në tribunat sportive në Serbi dhe në Republikën Sërpska.

Në ditën e vdekjes së Mlladiqit, tifozët e klubit të Beogradit, Crvena Zvezda, gjatë ndeshjes ndërkombëtare kundër Viktoria Plzenit në Çeki, shpalosën pankarta me mbishkrimin “Gjeneral, lavdi e madhe dhe faleminderit”, ndërsa brohoritën emrin e Ratko Mlladiqit.

Qendra Përkujtimore e Srebrenicës i kërkoi UEFA-s që ta përjashtojë përgjithmonë Crvena Zvezdën nga garat evropiane, pasi tifozët e klubit shpalosën pankarta kushtuar Mlladiqit dhe brohoritën emrin e tij gjatë ndeshjes kundër Viktoria Plzenit.

Nderime Mlladiqit i bënë edhe tifozët në tribunat e stadiumit të qytetit në Banjallukë, gjatë ndeshjes së futbollit mes Boracit dhe Vikingurit.

Madhërimi shumëvjeçar i kriminelëve të luftës

Ahmed Delimegjacin nuk e befasojnë mesazhet për “nderime” pas vdekjes së Mlladiqit.

“Prania e kriminelëve të luftës në hapësirën tonë publike nuk është aspak befasuese”, thekson ai.

Ndaj kësaj dukurie tërheq vëmendjen edhe Popov, nga Qendra për Rajonalizëm.

“Të dënuarit e Hagës janë pritur me nderimet më të larta, kështu që ky është modeli i sjelljes së regjimit kur bëhet fjalë për vitet ’90”, thotë Popov.

I dënuari i Hagës, Vlladimir Llazareviq, gjenerallejtënant i Ushtrisë së Jugosllavisë, u kthye në Serbi më 2015, pasi kishte vuajtur 14 nga 15 vjetët e dënimit me burg për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në kthimin e tij, ai u shoqërua nga përfaqësues të lartë shtetërorë dhe ushtarakë. Në aeroport, Llazareviqin e pritën ministra të Qeverisë së Serbisë.

Më pas, ai u angazhua si ligjërues në Akademinë Ushtarake dhe mori edhe titullin qytetar nderi të një komune në jug të Serbisë. Vesellin Shlivançanin, oficer i ish-Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë (JNA), mori pjesë në tubimet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, pasi u kthye në Serbi më 2011, pas vuajtjes së dënimit për krimet në Ovçara të Kroacisë.

Në vitin 2017, ai e shoqëroi presidentin e Serbisë gjatë përurimit të një fabrike. Nebojsha Pavkoviq, ish-komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë, i dënuar për krime ndaj shqiptarëve në Kosovë më 1999, u varros në vitin 2025 në Alejën e Qytetarëve të Merituar në Beograd, me nderimet më të larta ushtarake./REL

serbi ratko mladiç

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!