LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës/ Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?

Ratcliffe dyshohet se paralajmëroi zyrtarët rusë kundër sulmimit apo vënies në provë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), me shqetësim të veçantë për shtetet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

1 Shtator 2026, 14:39 Nga I.A
Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës/ Çfarë dihet
John Ratcliffe

SHBA- Një javë pas udhëtimit të papritur të drejtorit të Agjecisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, në Moskë, pyetjet mbeten se çfarë e nxiti këtë mision të pazakontë dhe çfarë beson Uashingtoni se Rusia mund të jetë duke përgatitur.

Ratcliffe dyshohet se paralajmëroi zyrtarët rusë kundër sulmimit apo vënies në provë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), me shqetësim të veçantë për shtetet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Ai gjithashtu dyshohet se diskutoi mbështetjen e Rusisë për Iranin. Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi vizitën si “gjysmë-rutinë”, duke thënë se Uashingtoni dëshironte të shihte përfundimin e luftës në Ukrainë dhe se “mund të vijë diçka” nga kjo vizitë.

CIA nuk ka bërë publike agjendën e plotë. Kremlini tha se Ratcliffe nuk u takua me presidentin Vladimir Putin, duke e përshkruar udhëtimin si pjesë të kontakteve të vazhdueshme mes shërbimeve të sigurisë të dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët e NATO-s për shqetësimet lidhur me sjelljen e mundshme të Rusisë, ndërsa Ukraina ka thënë se ishte informuar para dhe pas udhëtimit të Ratcliffe.

Vizita e Ratcliffe ishte udhëtimi i parë i njohur publikisht në Moskë nga një drejtor në detyrë i CIA-s që nga udhëtimi i William Burns në nëntor 2021, disa muaj para se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës. Krahasimi ngre një pyetje të qartë: Sa serioze duhet të jetë një informatë e inteligjencës që një drejtor i CIA-s të udhëtojë personalisht në Moskë për të dhënë një paralajmërim?

Për Edward Bogan, një ish-zyrtar i operacioneve të CIA-s, i cili ka 24 vjet përvojë në sigurinë kombëtare, inteligjenca nuk duhej domosdoshmërisht të përbënte një vlerësim me nivelin më të lartë të besueshmërisë. Por, vendimi për të dërguar drejtorin e CIA-s tregon se Uashingtoni e konsideronte kërcënimin të besueshëm dhe mjaftueshëm të rëndësishëm për një paralajmërim sy më sy.

“Fakti që një drejtor do të hipte në një avion dhe do të vinte këtu, për mua tregon se ishte një kërcënim i besueshëm dhe se ishte e rëndësishme të thuhej ballë për ballë, e dini, mos e bëni këtë, pavarësisht se çfarë dimë”, tha Bogan për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nuk do të thotë se inteligjenca amerikane ka arritur në përfundimin se Rusia ka vendosur të sulmojë një anëtar të NATO-s apo se një sulm është i pashmangshëm. Por, kjo tregon se Uashingtoni pa mjaftueshëm rrezik potencial për t’ia komunikuar drejtpërdrejt Moskës.

Fokusi i raportuar te shtetet baltike është domethënës. Të tria vendet janë anëtare të NATO-s dhe ish-republika sovjetike, ndërsa të tria kanë kufij me Rusinë.

Shqetësimi mund të mos jetë se Moska po përgatitet për një luftë të madhe me NATO-n. Në vend të kësaj, një aksion ushtarak më i kufizuar ose një operacion hibrid mund të testojë nëse aleanca do të reagonte kolektivisht dhe nëse Moska do të mund të shfrytëzonte ndarjet mes anëtarëve të saj.

Rusia ka mohuar vazhdimisht planet për të sulmuar NATO-n dhe i ka cilësuar vlerësime të tilla si “marrëzi”. Moska gjithashtu mohoi se po planifikonte pushtimin e Ukrainës para se të niste luftën në shkallë të gjerë, në shkurt 2022.

Për Sean Wiswesser, ish-shef i stacionit të CIA-s, i cili ka shkruar një libër për taktikat e inteligjencës ruse, vizita e Ratcliffe ishte “një shenjë inkurajuese” dhe tregoi se Uashingtoni ishte i gatshëm të kundërshtonte atë që ai e quajti “përshkallëzimin e pamatur nga shërbimet ruse të inteligjencës”.

Por, ai tha se një paralajmërim do të kishte vlerë të kufizuar pa kërcënimin për pasoja nëse Moska do ta injoronte atë.

“Ata nuk do të ndalen derisa ne t’i ndalim”, tha Wiswesser për Radion Evropa e Lirë. “Por që çdo paralajmërim të jetë efektiv, ai duhet të shoqërohet me pasoja për Rusinë nëse ajo nuk e merr parasysh paralajmërimin dhe kalon vija të tjera të kuqe të supozuara”, tha ai.

Vlerësimi i tij për problemin më të gjerë të parandalimit ishte i prerë: “Deri tani ka pasur vetëm përshkallëzim të pakontrolluar nga Rusia dhe parandalim të dështuar nga aleanca”, tha ai, duke iu referuar NATO-s.

Pyetja, pra, nuk është thjesht se çfarë i tha Uashingtoni Moskës, por nëse Rusia beson se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të gatshëm të veprojnë nëse paralajmërimi injorohet.

Bogan bëri thirrje për kujdes në vlerësimin e aftësisë së Rusisë për përshkallëzim ushtarak. “Rusia flet sikur ka shumë më tepër mundësi sesa ka në të vërtetë”, tha ai.

Rusia ka kapacitete të konsiderueshme ushtarake, por forcat e saj janë të zhytura në një luftë në Ukrainë që ka zgjatur shumë më tepër nga sa kishte parashikuar Kremlini.

Bogan tha se vëzhguesit ndonjëherë e imagjinojnë Rusinë sikur të ketë një rezervë të madhe ushtarake të papërdorur, e cila mund të vihet papritur në dispozicion kundër Evropës. “Nëse do ta kishin një kapacitet të tillë, do ta përdornin në luftën në Ukrainë”, tha ai.

Kjo nuk do të thotë se Rusia nuk ka mundësi. Bogan tha se inteligjenca pas vizitës së Ratcliffe mund të lidhej me një përpjekje për të ndryshuar llogaritjet ushtarake rreth NATO-s. “Diçka po ndodh”, tha ai. “Ndryshimi i llogaritjeve, hyrja në hapësirat e NATO-s në njëfarë mënyre ushtarake, fare mirë mund të ketë qenë ajo për çfarë bëhej fjalë”.

Në të njëjtën kohë, Bogan tha se nuk besonte se Moska domosdoshmërisht dëshironte një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. “Nuk mendoj se ata janë të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ai.

Steven Cash, drejtor ekzekutiv i Steady State dhe ish-zyrtar i inteligjencës në CIA dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, tha se përdorimi i CIA-s për të komunikuar me kundërshtarët mund të jetë i përshtatshëm kur çështjet e ndjeshme kërkojnë një kanal diskret dhe diplomacia tradicionale nuk është e mjaftueshme.

Por, ai vuri në pikëpyetje nëse Ratcliffe po i përcillte Moskës një mesazh koherent të politikës amerikane.

Cash iu referua asaj që ai e quajti “mungesë koherence të dukshme në politikën amerikane” dhe vuri në dukje mungesën e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në diplomacinë e njohur publikisht rreth vizitës.

“Çfarë politike po i përcillte në të vërtetë drejtori Ratcliffe Moskës?”, pyeti Cash.

Ai tha se shqetësimi më i gjerë ishte nëse administrata kishte një proces të rregullt, të bazuar në inteligjencë, për hartimin e politikave.

“Përshtypja nuk është se qeveria e Shteteve të Bashkuara po flet përmes një politike kombëtare të shqyrtuar me kujdes, por se një autokrat aspirues po dërgon një të dërguar për të biseduar me përfaqësuesin e një autokrati tjetër”, tha Cash.

Një kanal diskret, argumentoi Cash, është i dobishëm vetëm nëse politika që qëndron pas mesazhit është koherente dhe strategjikisht e qëndrueshme.

“Nëse përmbajtja është konceptuar dobët - ose bie ndesh me atë që aleatët tanë, diplomatët tanë, ushtria jonë dhe madje edhe pjesë të tjera të qeverisë sonë e kuptojnë si politikë amerikane - atëherë fshehtësia dhe ndjeshmëria e kanalit nuk e bëjnë komunikimin më efektiv”, tha ai.

“Ato thjesht e transmetojnë konfuzionin në mënyrë më efikase”./REL

john ratcliffe

Sondazh

Poll

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

PAMJE dramatike nga zjarri në Tërbun të Pukës, flakët shkrumbojnë masivin pyjor

99 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Bie zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, në rrezik dy shtëpi

Thirrja e Berishës nga Amerika: Diaspora të bashkohet me protestën qytetare në Shqipëri...

Berisha: Kam besim se SHBA do t’i ndihmojnë shqiptarët në betejën kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë

Berisha me shqiptarët në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë...

Këlliçi nga New Jersey: Takimi më madhështor i organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar

Katër vatra zjarri regjistrohen në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era

“Hajde ikim se na q*** nanën”/ Shqiptarët hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle...

Momente nga takimi i Berishës me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: 46% e shqiptarëve janë larguar..

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi

Pagat e magjistratëve, Rama:Secili institucion është në vendin e vet, çdo gjë tjetër është humbje...

"Ja ku ka gabuar SPAK"/ Rama përballë 300 pyetjeve: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës!

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Banesa, ullishte e sipërfaqe pyje të shkrumbuara, ja çfarë la pas zjarri që "përpiu" Himarën

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Rama bën rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë: Duhet ta kemi në tryezën e BE-së

Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

Rama: Integrimi gradual është mënyra e vetme për tu futur në BE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

Flakët pushtojnë Himarën, dy banesa janë djegur dhe 40 të tjera rrezikohen

PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik

Himara në "Ferr", nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive

Zjarri masiv në Himarë, përkeqësohet situata, flakët u afrohen banesave

Pas fjalimeve para kryeministrisë qytetarët nisin marshimin, thirrje në kor: Nuk shitet Shqipëria

Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen pushuesit! Zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr masiv edhe në Himarë, era e fortë favorizon flakët

Zjarr në fshatin Picar të Gjirokastrës, flakët në afërsi të banesave, banorët në alarm

97 ditë revoltë kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

"Kur do të vijnë"/ Zjarri përfshin Fierin, banorët të zemëruar: Ku është zjarrfikësja?

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden e do të dalin para...

Situata e zjarrit në Qafën e Koshovicës kritike, bllokohet qarkullimi në aksin Fier-Levan

PAMJE APOKALIPTIKE/ Zjarri në Levan merr përmasa të mëdha, banorët me çanta në krahë...

Shtëllunga e tymit nga zjarret në Fier arrijnë në Vlorë, nxihet qielli

Fshatrat e Niklës nën pushtetin e flakëve/ Kalaja: Asnjë helikopter në horizont

Kalaja: Prej orës 10:30 në luftë me flakët, zjarri avancon drejt banesave në Zezë dhe Greps

Përkeqësohet situata e zjarrit në Levan, alarmohen banorët, ndërhyrje nga ajri

Përplasja e biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka që u bë ‘mollë sherri’ do të shpronësohet

Zjarri i madh përfshin Radostinën në Fier, era përhap flakët drejt Levanit

Vatra e zjarrit në Radostan përhapet drejt Levanit, rrezikohen dy lokale dhe një pikë karburanti

Berisha drejt SHBA-së: Në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi, dhe u them unë erdha

Regjistrohet një vatër zjarri në Nikël, era përhap flakët në drejtim të shkurreve

Vijon protesta para Gjykatës Penale, qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Arrestoni Ramën

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt!

Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohet nga hoteli i Bedinajt!