"Nuk shitet Shqipëria"/ 99 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
"Dy kërkesa janë urgjente, dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike"/ Protestuesi: Nesër 100-ditëshi, protestë k...
Berisha nga SHBA: Nga kjo platformë kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët në botë, Shqipëria du...
Vatër zjarri në kodrat e Peshkëpisë në Selenicë, era favorizon përhapjen e flakëve 6 Shtator, 16:26 ...
Zbulohet si funksiononte skema e shitjes së drogës në Ksamil, anëtarët e grupit vinin nga Tirana dhe Elbasani vetë...
• Pamjet e momentit kur kamerieri 18-vjeçar, Genti Nela, dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit “Flar” në Malin e Robit në Golem mbrëmjen e 27 gushtit janë publikuar. • Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihen disa persona që janë të veshur me bluza të bardha dhe ndjekin të riun, i cili mban veshur një bluzë të zezë. • Gjatë sherrit, 18-vjeçar Genti Nela, i kthehet dhe godet me grusht Arbër Habilajn, djalit 36-vjeçar të pronarit të hotelit “Flar”, duke e hedhur përtokë. • Më pas, tre perosnat e tjerë Florian Habilaj, 28 vjeç, po ashtu djalë i pronarit, shoku Enold Dragoti, 20 vjeç dhe dhëndri i familjes, bashkë me Arbër Habilajn dhunojnë në mënyrë barbare të riun. • E gjitha filloi kur 18-vjeçari kishte kërkuar pagën tij dhe kishte njoftuar pronarët se të linte punën, pasi kishte gjetur një punë tjetër. Sipas dëshmisë së Nelës, ai kishte filluar të punonte në hotel më 10 korrik 2026. • Ai tha se kishte diskutuar çështjen e punës me Florian dhe Arber Habilaj dhe kishte marrë rrogën e tij të parë më 10 gusht. • 18-vjeçari pretendon se fillimisht u fye dhe më pas ata e sulmuan fizikisht. • Në dëshminë e tij, Nela përshkruan se Florian Habilaj fillimisht e goditi me grusht, e më pas, Arber Habilaj e goditi në kokë dhe fytyrë. • Nela gjithashtu thotë se gjatë sulmit ai mori kërcënime për jetën e tij dhe se ata që ishin të përfshirë thuhet se i thanë se do ta vrisnin dhe do ta zhduknin. • 18-vjeçari ka deklaruar se u përpoq të mbrohej dhe të largohej. • Sipas dëshmisë së tij, ai mori një gotë dhe e goditi Florian Habilajn në kokë. • Më pas arriti të largohej nga hoteli dhe të ikte me vrap. • Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, të katër burrat e ndoqën dhe i bllokuan sërish rrugën. • Në pamjet e publikuara, shihet një pjesë e sherrit, por jo pjesa brenda hotelit. • Por ajo që tërheq vëmëndje është fakti se kamerat brenda hotelit nuk kanë regjistruar atë që ka ndodhur më parë. • Sipas hetimeve, kur autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, zbuluan se pajisja e regjistrimit nga kamerat ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. • Lidhur me ngjarjen, Gjykata e Durresit vendosi të mbajë në paraburgim përkohësisht Florian Habilajn dhe Enold Dragoti për 45 ditë.
4 artikuj për këtë temë.
KAVAJË- Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.
Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.
Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës. Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e Kavajës, është hapur 1 muaj me vonesë, pikërisht në 10 Gusht 2026.
“...ndërsa plani ynë ishte që biznesi të hapej në 10 korrik. Prej fillimit të korrikut kemi marrë në punë disa persona, duke krijuar organikën e stafit. Mes personave të punësuar ka qënë dhe Genti Nela, djali i oficerit të policisë pranë Komisariatit të Kavajës, Alban Nela...”-ka treguar Arbër Habilaj.
Më tej ky i fundit ka sqaruar se: “...unë doja ta largoja nga puna, se nuk po e bënte mire punën, rinte gjithë kohën me telefon dhe nuk shërbente në kohë...”, duke shtuar se Genti Nela kishte ardhur në hotel përpara hapjes së tij zyrtare dhe se ishte paguar edhe përpara se të fillonte punë zyrtarisht hoteli.
Arbër Habilaj, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Qyno ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë konflikt për çështjen e pagesës, por shkak është bërë goditja me gotën e qelqit që kamarieri Genti Nela, ka qëlluar vëllain e tij, Florian Habilaj, duke i shkaktuar 8 të çara në kokë. Habilaj, pranon se ka goditur më parë Genti Nelën, pasi e gjitha kjo ka ndodhur, kur ka parë të vëllanë të gjakosur në fytyrë.
Ai këmbëngul se konflikti nuk ka nisur për shkak të një page të papaguar. “...Nuk kisha çfarë të bëja, veprova në gjaknxehtësi e sipër, kur pashë ashtu vëllain të gjakosur në fytyrë...”-ka pohuar Habilaj. Sipas versionit të tij, më 27 gusht i është komunikuar Gentit Nelës se duhej të largohej nga puna dhe t'i merrte paratë që i takonin. Habilaj pretendon se i ka thënë të shkonte te burri i motrës së tij, i cili, sipas tij, merrej me pagesat e hotelit.
Por, sipas Habilajt, 18-vjeçari ka kërkuar të qëndronte edhe dy ditë të tjera.
“...donte të rrinte. I thashë ik, merr te burri i motrës time ditët që ke punuar dhe të çoj në shtëpi. Se e çoja unë çdo natë në Kavajë me furgon, i paguaja dhe furgonin këtij, Gentit. “...Do rri dhe dy ditë...”-tha. Po të ishte punë rroge kjo nuk do kishte ndodhur se Genti Nela duhet të merte rrogën në 11 shtator, fiks 1 muaj pasi u hap hoteli. Por nuk ka qënë punë rroge, por e gjitha ndodhi pasi Genti Nela, qëlloi në kokë me gotën e qelqit, vëllain tim duke i shkatuar dëmtime të rënda...-ka treguar Arbër Habilaj.
Më tej ky i fundit thotë se e gjithë ngjarja është manipuluar në mënyrë të qartë nga oficeri i policisë gjyqësore Alban Nela, i cili është babai i Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap një ditë më pas me armë automatike në makinë.
“...Alban Nela, oficeri i policisë, ka manipuluar gjithçka. Edhe kapjen e vëllait të tij me automatik e ka organizuar ai duke e mësuar më pas të vëllain se çfarë qëndrimi të mbajë në polici lidhur me prezencën e armës automatike që ju kap në makinë. Po ç’janë këto pretendime që thotë vëllai se: “...armën do e hidhte në përrua...”. Po pse do e hidhte në përrua, kur mund tia jepte të vëllait, që e kishte oficer policie. Melison Nela, është një person ordiner, që ka dhunuar dhe më pas divorcuar gruan e tij, të cilën dhe e ka kërcënuar se do e vrasi....”-ka treguar Arbër Habilaj./Syri.net

DURRËS- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë ngjarjes së ndodhur në Durrës, ku kamarieri 18-vjeçar, Genti Nela, u dhunua nga pronarët e hotelit. Gazeta greke, Protothema shkruan se ky rast po merr përmasa serioze, pasi dëshmia e të riut dhe videoja e dhunës hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme të incidentit.
Në artikull shkruhet se e gjitha filloi kur 18-vjeçari kërkoi pagën tij dhe kishte njoftuar pronarët se të linte punën, pasi kishte gjetur një punë tjetër. Sipas dëshmisë së Nelës, ai kishte filluar të punonte në hotel më 10 korrik 2026. Ai tha se kishte diskutuar çështjen e punës me Florian dhe Arber Habilaj dhe kishte marrë rrogën e tij të parë më 10 gusht.
Më 27 gusht, sipas dëshmisë së tij, ai kërkoi paratë që i detyroheshin, pasi kishte vendosur të linte punën specifike dhe të punonte diku tjetër. 18-vjeçari pretendon se fillimisht u fye dhe më pas ata e sulmuan fizikisht. Në dëshminë e tij, Nela përshkruan se Florian Habilaj fillimisht e goditi me grusht, e më pas, Arber Habilaj e goditi në kokë dhe fytyrë.
Në dhunën ndaj të riut, u përfshi edhe Enold Dragoti. Nela gjithashtu pretendon se gjatë sulmit ai mori kërcënime për jetën e tij dhe se ata që ishin të përfshirë thuhet se i thanë se do ta vrisnin dhe do ta zhduknin. 18-vjeçari thotë gjithashtu se u përpoq të mbrohej dhe të largohej. Sipas dëshmisë së tij, ai mori një gotë dhe e goditi Florian Habilajn në kokë.
Më pas arriti të largohej nga hoteli dhe të ikte me vrap. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, të katër burrat e ndoqën dhe i bllokuan sërish rrugën. Në pamjet e publikuara, shihet një pjesë të sherrit, por jo pjesa brenda hotelit. Pamjet tregojnë 18-vjeçarin duke vrapuar jashtë hotelit, duke u përpjekur të largohej dhe katër persona që e ndjekin nga pas. Në një moment, ai ndalet, kthehet dhe e godet me grusht Florian Habilajn, i cili bie përtokë.
Menjëherë pas kësaj, sipas pamjeve filmike, katër personat vazhdojnë ta dhunojnë. Por ajo që tërheq vëmëndje është fakti se kamerat brenda hotelit nuk kanë regjistruar atë që ka ndodhur më parë. Sipas hetimeve, kur autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, zbuluan se pajisja e regjistrimit nga kamerat ishte hequr dhe kabllot ishin prerë. Gjykata e Durresit vendosi të mbajë në paraburgim përkohësisht Florian Habilajn dhe Enold Dragoti për 45 ditë./Dosja.al
DURRËS- Dëshmia e kamarierit 18-vjeçar Genti Nela, i cili u dhunua nga pronarët e hotelit ku punonte në Golem është zbardhur. Para autoriteteve, Nela ka treguar se kishte filluar punë në banak në datën 10 korrik, por në datën 27 gusht dëshironte të largohej nga puna, pasi do fillonte diku tjetër.
Sipas dëshmisë, ky vendim i tij nuk u prit mirë nga vëllezërit, të cilët e qëlluan me tavëll qelqi, e më pas me grushte si dhe e kanë kërcënuar. Për të shmangur 4 agresorët, Nela thekson se ka qëlluar njërin prej tyre me gotë në kokë e më pas me grusht, për të ikur më pas me vrap.
Ai thekson se edhe pas largimit, është ndjekur me vrap nga 4 personat e përfshirë në konflikt dhe është dhunuar nga ata.
Dëshmia e plotë e banakierit 18 vjeçar:
Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.
Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.
Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.
Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.
Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.
Si ndodhi ngjarja?
Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar në zonën e Golemit. 18-vjeçari Genti Nela punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, por u dhunua djemtë e pronarit të hotelit dhe shokët e tij për shkak se kërkoi pagesën për punën e bërë. Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes xhaxhai i të riut, Melison Nela u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen. Por Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë./Dosja.al
GOLEM- Pamjet nga dhuna barbare ndaj kamarierit 18-vjeçar Genti Nela në Golem janë publikuar ditën e sotme. Siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, disa persona janë bërë bashkë dhe po dhunojnë të riun në mënyrë të pa mëshirshme, natën.
Dhuna ndaj tij ka ardhur pasi ky ka kërkuar pagën për punën e bërë. Siç dëgjohet dhe në video, i riu bërtet nga dhimbjet e shumta, ndërkohë që dëgjohet të thotë: Ik, ik.
Si ndodhi ngjarja?
Një konflikt për pagesën e punës përfundoi me dhunimin e një kamarieri 18-vjeçar në zonën e Golemit. 18-vjeçari Genti Nela punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, por u dhunua djemtë e pronarit të hotelit dhe shokët e tij për shkak se kërkoi pagesën për punën e bërë. Për ngjarjen janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Pas dhunimit, 18-vjeçari u dërgua në Spitalin e Kavajës për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes xhaxhai i të riut, Melison Nela u nis drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen. Por Policia e ndaloi pranë hotelit dhe gjatë kontrollit në automjet i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë./Dosja.al