Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar

    Insajderi
    05 September 2026 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri shqiptar, Pandeli Majko, ka shkruar për bllokadën politike në Kosovë dhe problematikën e zgjedhjes së presidentit.

    Majko ka thënë se situata e krijuar e bën të pamundur gjetjen e një rruge për zgjidhje.

    Sipas tij, Kosova po rrezikon seriozisht që të futet në “paradhomën e shteteve të dështuar”

    Reagimi i plotë:

    Zgjedhja e presidentit të republikës, në Prishtinë, po kthehet në një “lodër” vetvrasëse!

    Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!

    Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!

    Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”!

    Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark