Syla: Pamjet e ceremonisë shtetërore për Mlladiqin duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës që po i gjykojnë çlirimtarët tanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Pamjet e ceremonisë shtetërore për Mlladiqin duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës që po i gjykojnë çlirimtarët tanë

    Insajderi
    05 September 2026 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla deklaroi se pamjet e pritjes shtetërore që Serbia i bëri kriminelit të luftës Ratko Mlladiq duhet të shërbejnë si alarm për drejtësinë ndërkombëtare.

    Sipas Sylës, këto pamje duhet t’u shfaqen gjyqtarëve në Hagë që po gjykojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai u bëri thirrje politikanëve shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës që të ngrenë zërin për këtë çështje, në mënyrë që të dëshmohet me kë ka pasur punë Kosova dhe të nxirret në pah pabarazia me të cilën po përballet pala kosovare.

    Reagimi i plotë:

     Kasapi i Srebrenicës po nderohet në me ceremoni shtetërore mortore.

    Këte vend qe kurre nuk u pastrua nga politika gjenocidiale e pastrimit etnik, ende po glorifikohet nga shteti.

    Kete duhet ta shohin edhe nga Gjyqtaret ne Hage qe po gjykojne çlirimtaret tanë, qe na çliruan pikërisht prej kasapêve qe ende sot nderohen si heronj e jo si kriminel lufte.

    Cdo politikan shqiptarë brenda e jashte Kosove, duhet ta beje te madhe kete realitet, qe te kuptohet njehere e mire me kend kemi pasë punë ne, e sa po gjykohemi ne.

    Sepse Serbinê se ndalen as denimet ne Hage e as vdekja e kasapëve te civilëve qe faruan nje Srebrenice duke kryer krime ndaj njerëzimit, prej foshnjeve te pafajshme e deri te pleqnia qe  sishte e aftë as te mbrohej e as te ikë nga mosha.

    Shteti serb nuk penndohet ende. Se le mo me kerku falje e me pranu gabimin. Ata e nderojne gjenocidin. Kane nevoje serioze per dekontaminim popullor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark