Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vrasjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vrasjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

    Insajderi
    05 September 2026 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak lidhur me hetimet për ngjarjet e 19 prillit 1999 në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku u vranë 23 civilë shqiptarë.

    Bëhet fjalë për 65-vjeçarin Momir Radenković, i cili ishte i evidentuar në listën e ndalimit nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

    Pas ndalimit në Bërnjak, Radenković është shoqëruar për intervistim në zyrat e hetuesisë.

    Gjatë marrjes në pyetje ka ndodhur edhe kthesa në këtë proces hetimor.

    Ndonëse fillimisht u intervistua në cilësinë e dëshmitarit, statusi i tij juridik ka ndryshuar gjatë procedurës, duke u shndërruar në të dyshuar për rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

    Lidhur me këto zhvillime janë njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

    Me autorizimin e këtij të fundit, statusi procedural i Radenkovićit ka ndryshuar nga dëshmitar në të dyshuar, ndërsa ai është intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark