Presidenit Bush mbërriti në Tokio në fillim të turneut të tij 6-ditor në tre vende aziatike i cili përfshin gjithashtu vizita në Korenë e Jugut dhe në Kinë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit Bush në Japoni.
Presidenti do të takohet nesër me kryeministrin japonez, Junichiro Koizumi.
Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë lidhur për nevojën e zbatimit të reformave ekonomike në Japoni ndërkohë që ky vend është goditur nga kriza ekonomike, e treta brenda një dekade. Lufta kundër terrorizmit dhe qendrimi i ashpër i Washingtonit ndaj Koresë së Veriut pritet gjithashtu të jenë në krye të rendit të ditës së bisedimeve.
Pak para mbërritjes së presidentit, studentë majtistë demonstruan kundër luftës antiterroriste. Protestuesit u mblodhën në një park të Tokios qendrore pak kilometra larg ambasadës amerikane për të shprehur kundërshtimin e tyre kundër bashkëpunimit të Japonisë në këtë luftë.
Pas tri ditësh qendrimi, presidenti Bush do të shkojë në Korenë e Jugut, ku pritet të sigurojë presidentin Kim Dae-jung se Shtetet e Bashkura janë të agazhuara ndaj paqes në Gadishullin Korean, megjithë qendrimin e ashpër të administratës së tij ndaj shtetit stalinist të Koresë së Veriut.