
Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Lezhë, i cili qarkullonte i armatosur me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të rendit për të ndaluar.
Operacioni i koduar “Unaza” u finalizua nga strukturat e hetimit të krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur.
I arrestuari është shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë, i cili rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Ai u lokalizua në fshatin Torovicë, duke lëvizur me automjetin e blinduar.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin e blinduar, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe krehër me disa fishekë, të cilat i arrestuari i hodhi në tokë gjatë ndjekjes.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”
Qarkullonte me automjet të blinduar dhe i armatosur, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, kapet dhe arrestohet 41-vjeçari.
41-vjeçari me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, krehri i saj me disa fishekë, si dhe automjeti i blinduar.
Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


