Rudin Beka largohet nga posti i zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër…

Shpërndaje

Pas rreth tre vitesh në administratën vendore, Rudin Beka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër.

Gjatë periudhës së tij në këtë pozicion, Beka ka pasur përgjegjësi mbi një sërë fushash të rëndësishme të administratës, ndër to planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, turizmin, bujqësinë, kulturën, sportin dhe arsimin. Ai ka ndjekur gjithashtu marrëdhëniet me donatorët, bashkëpunimin me biznesin, drejtorinë e të ardhurave, si dhe menaxhimin e projekteve strategjike të Bashkisë Shkodër.

Beka ishte zgjedhur pjesë e listës së Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Pas konstituimit të këshillit, ai hoqi dorë nga mandati i këshilltarit për t’iu bashkuar administratës së bashkisë.

Përpara angazhimit në Bashkinë Shkodër, Rudin Beka ka ushtruar detyrën e pedagogut pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Shpërndaje