Briken Calja i artë në Taranto, peshëngritësi shqiptar vendos rekord në Lojërat Mesdhetare…

Shpërndaje

Briken Calja ka siguruar medaljen e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto të Italisë, duke triumfuar në kategorinë deri në 75 kilogramë dhe duke vendosur një rekord të ri të kompeticionit.

Peshëngritësi kuqezi ishte i pakalueshëm në stilin e shkëputjes, ku e mbylli garimin me 154 kilogramë. Calja e nisi me sukses me 147 kg, ndërsa në tentativën e dytë ngriti 152 kg. Në provën e fundit ai arriti 154 kg, peshë që i dha medaljen e artë dhe njëkohësisht rekordin e ri të Lojërave Mesdhetare.

Në stilin e shtytjes, Calja nuk mundi të realizonte tentativën me 183 kg, por në provën e dytë ngriti me sukses 184 kg. Në tentativën e fundit provoi 187 kg, por nuk arriti ta përfundonte me sukses dhe e mbylli këtë disiplinë me medaljen e bronztë.

Me suksesin e Caljës, Shqipëria e ka çuar në pesë numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare të Tarantos. Bilanci i deritanishëm është dy medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi.

Më herët, Shqipëria kishte siguruar tre medalje në sportin e mundjes: Islam Dudaev fitoi medaljen e artë, Zelimkhan Abakarov atë të argjendtë, ndërsa Ardit Zeneli u rendit me medaljen e bronztë.

Shpërndaje