Godina Historike në Vlorë bëhet Muzeum për Hebrenjtë…

Shpërndaje

Nga Kujtim Çekani

Godina Historike në Vlorë bëhet Muzeum per Hebrenjtë ..
—-
Punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë kanë nisur, por përzgjedhja e godinës ka hapur një debat mbi historinë që mbart objekti.

Projekti po realizohet në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të Vlorës, në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Muzeu do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri.

Por një shqetësim i ngritur nga qytetarë vlonjatë lidhet me historinë e vetë godinës ku po zhvillohen punimet.

Sipas të dhënave historike të referuara, objekti lidhet me aktivitetin e Klubit patriotik “Labëria”, i themeluar në Vlorë në vitin 1908.

Në historinë e këtij klubi përmendet edhe Ismail Qemali, i cili, sipas këtyre të dhënave, ishte president nderi, ndërsa në drejtimin e klubit ishin edhe figura të tjera të njohura të Vlorës.

Kjo ka sjellë pyetjen nëse historia e kësaj godine do të ruhet dhe do të pasqyrohet në mënyrë të plotë edhe pas transformimit të saj në muze.

A është bërë një vlerësim i plotë historik i objektit përpara përzgjedhjes së tij?

Dhe, duke qenë se Vlora ka një histori të rëndësishme të lidhur me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, a kishte alternativa të tjera për vendosjen e Muzeut Hebraik?

Ndërkohë, paralelisht po planifikohet edhe ndërhyrja për Muzeun Etnografik të Vlorës, me restaurimin e godinës dhe krijimin e një koncepti të ri muzeal.

Në një qytet me një histori kaq të pasur, çdo ndërhyrje në objektet historike sjell edhe përgjegjësinë për të ruajtur atë që ato përfaqësojnë.

A do të ruhet historia e “Labërisë” brenda këtij projekti? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

Shpërndaje