
Vllaznia nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Elbasanit, në një ndeshje që u shoqërua me shumë polemika për vendimet e arbitrimit.
Skuadra shkodrane pati mundësi të merrte fitoren, por në pjesën e dytë iu anuluan dy gola, vendime që shkaktuan protesta dhe shumë pakënaqësi nga kampi kuqeblu.
Fillimisht, Tafili realizoi me një goditje nga rreth 25 metra, duke dërguar topin në rrjetë. Megjithatë, kryesori Dorian Maletaj vendosi ta anulonte golin, vendim që u kundërshtua fort nga Vllaznia.
Në minutat e fundit të takimit, shkodranët gjetën sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Mustën. Por edhe ky gol nuk u quajt i vlefshëm nga gjyqtari Maletaj.
Dy golat e anuluar lanë Vllazninë me vetëm një pikë në Elbasan, në një takim ku shkodranët pretenduan për fitoren deri në fund.




