Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokati Maks Haxhia, mbrojtës i Ergys Agasit, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me klientin e tij në Bllokun e Sigurisë në Tiranë.

Haxhia tha se takimi ishte i pari dhe se mbrojtja po përgatitet për procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet në ditët në vijim, lidhur me masën dhe kushtet e arrestimit të Agasit.

Avokati u shpreh se mbrojtja kërkon të ketë në dispozicion dosjen hetimore, duke pretenduar se ajo nuk u është vënë ende në dispozicion, pavarësisht kërkesave të përsëritura.

“Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me arrestin dhe kushtet e arrestimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet”, deklaroi Haxhia.

Sipas avokatit, Agasi pretendon se nuk ka përgjegjësi juridike për çështjen që po hetohet, pasi, sipas tij, nuk ka pasur funksione në autoritete që menaxhojnë financat publike dhe nuk ka pasur rol në tendera.

“Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkese juridike, pasi nuk ka prekur financat publike, nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Media e ka fryrë dhe zbardhur çështjen”, tha ai.

Haxhia kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohen hetimet, duke argumentuar se fillimisht vendoset arresti dhe më pas kryhen hetimet.

“Këta të fusin në burg, pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin, të presin këmbën dhe pastaj të numërojnë nëse i ke apo jo të dyja këmbët”, u shpreh avokati.

Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e 26 gushtit në zonën e Plepave në Durrës, në kuadër të operacionit “The Wanted”. SPAK e akuzon atë për disa vepra penale, ndërsa ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.a.b

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.