Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mbledh deputetët e Tiranës në një drekë pune, në fokus strategjia e PS-së për zgjedhjet vendore

29/08/2026
Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës. Rama deklaron shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet e parakohshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një drekë pune me drejtuesit politikë dhe deputetët socialistë të Tiranës, në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit.

Takimi zhvillohet në vijim të një serie mbledhjesh që Rama ka zhvilluar me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në kuadër të strategjisë së re të kësaj force politike për komunikimin dhe afrimin me qytetarët në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Takimi i sotëm zhvillohet një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi firmosi vendimin për shkarkimin e nënkryetares Anuela Ristani nga detyra e kryetares së komanduar të bashkisë, duke e lënë institucionin pa një kryetar të komanduar, shkruan A2CNN.

Ndërkohë, brenda Partisë Socialiste ka nisur prej kohësh debati për emrin që do të përfaqësojë forcën qeverisëse në garën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027.

Mes emrave të përmendur është Ogerta Manastirliu, kandidaturën e së cilës Edi Rama e ka propozuar që në shtatorin e vitit të kaluar.

Në garë politike për këtë post ka hyrë gjithashtu deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kërkuar vazhdimisht që kandidati i PS-së për bashkinë më të madhe në vend të përzgjidhet përmes një procesi gare brenda partisë.

Dreka e sotme me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës pritet të jetë pjesë e diskutimeve të socialistëve për organizimin në terren dhe përgatitjet e partisë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.m.k

Po ndodh

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Sarandë, 20 arrestime për narkotikë dhe armë pa leje

Kush ishte Boraqi që u arrestua në Sarandë, eksponentët e tjerë që ranë sot në pranga

06/09/2026
Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

Berisha nga SHBA: Besoj se amerikanët do të na ndihmojnë kundër narkoshtetit

06/09/2026
Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

Berisha, takim masiv në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Mirënjohje Trump dhe Rubio

06/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.