Shkodra forcon masat për sigurinë dhe rendin publik gjatë sezonit turistik. Duke nisur nga sot, Policia Bashkiake do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve 24 orë në ditë, falë organizimit të turnit të tretë të punës.

Ky organizim synon të rrisë praninë e efektivëve në terren, të garantojë një reagim më të shpejtë ndaj problematikave dhe të ofrojë një shërbim të pandërprerë, duke kontribuar në një qytet më të sigurt, më të rregullt dhe më mikpritës.

Me rritjen e fluksit të turistëve në Shkodër dhe zonat turistike të bashkisë, ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo orë të ditës dhe të natës.

📞 Salla Operative e Policisë Bashkiake është në dispozicion 24 orë në numrin 069 606 0992, ku qytetarët mund të raportojnë çdo problematikë ose të kërkojnë asistencë.