Kreu i SPAK, Klodian Braho nuk e përjashton mundësinë që në Kuvend të dorëzojnë një kërkesë të re për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut. Ndonëse në mars të këtij viti PS vendosi të mos i jepte autorizim SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, me argumentin se nuk i mjaftonte masa e pezullimit për sa kohë ndaj saj nuk ishte ngritur akuza e korrupsionit, kreu i SPAK thotë se kjo nuk i ka penguar që të vijojnë hetimet. Tashmë që SPAK po heton Ballukun edhe për korrupsion e pastrim parash, shefi i Prokurorisë së Posaçme thotë se së shpejti do të ketë një vendimmarrje për çështjen Balluku.

“Nuk mund të them detaje konkrete, është një çështje konkrete, por në një moment të mëvonshëm prokuroria do të ketë vendimmarrje përkatëse. SPAK e ka pasqyruar në diskutimin me dyer të mbyllura se çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit”, tha Braho.