Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotografish nga aktivitetet e Festivalit të Salzburgut, ku mes të ftuarve shfaqet edhe zv/Ministrja e Infrastrukturës shqiptare Edona Bilali.
Në postimin e tij, Presidenti Van der Bellen shkruan: “Schönen Sonntag aus Salzburg!” (“Të diel të bukur nga Salzburgu!”), duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga atmosfera e festivalit prestigjioz.
Ndër fotografitë e publikuara, Bilali shihet duke biseduar me Presidentin austriak gjatë një pritjeje zyrtare në kuadër të festivalit. Deputetja shqiptare e ka ripostuar më pas publikimin në profilin e saj në Facebook.
Festivali i Salzburgut konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Evropë, ku çdo vit marrin pjesë personalitete të artit, kulturës dhe jetës publike nga mbarë bota.
