Ramadani: Deputetët e VV-së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vet, të lutemi për lirinë e tyre

05 shtator 2026 | 18:28

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën dhe qëndrimet e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ramadani ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri të mendojnë, të shprehen apo të veprojnë, duke ironizuar situatën brenda kësaj partie.

“Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes! Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi…