Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane, ndërsa Tirana renditet e dyta me 93,2% dhe Durrësi e treta me 84,5%.
Në skajin tjetër, një pjesë e madhe e bashkive rezultojnë pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë
Renditja del nga Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki.
Pas Kamzës, Tiranës dhe Durrësit, normat më të larta të urbanizimit regjistrohen në Vlorë, me 81%, Sarandë, me 78,6%, Gjirokastër, me 76,4%, Korçë, me 76,1% dhe Shkodër, me 74,2%.
Edhe Berati, Kuçova dhe Elbasani kanë mbi 70% të popullsisë në vendbanime urbane, ndërsa Vora arrin 64%, Shijaku 62,6% dhe Pogradeci 59,1%.
Tabloja ndryshon ndjeshëm në pjesën tjetër të territorit. Një grup i madh bashkish ka norma shumë të ulëta ose zero urbanizimi.
Mes tyre janë Himara, Përmeti, Tepelena, Delvina, Konispoli, Selenica, Divjaka, Mirdita, Puka, Fushë-Arrëza, Tropoja dhe Hasi, pasi qendrat administrative nuk e kanë një popullsi bërthamë 5 mijë banorë. Raporti shpjegon se norma zero nuk do të thotë se bashkia nuk ka një qendër administrative apo vendbanime të njohura si qytete në kuptimin tradicional.
Rasti më ilustrues është Himara. Pavarësisht profilit të saj të fortë turistik dhe bregdetar, vendbanimet nuk formojnë një grupim të lidhur me mbi 5 mijë banorë sipas pragut të metodologjisë, ndaj norma e urbanizimit rezulton 0%.
Të dhënat nxjerrin në pah polarizimin e fortë territorial të Shqipërisë, ku nga njëra anë qëndron kryeqyteti, korridori metropolitan dhe disa qendra rajonale të konsoliduara, nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e bashkive funksionojnë si territore me shumë vendbanime të vogla e të shpërndara dhe pa një bërthamë urbane dominuese.
Raporti vlerëson se vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si “qytet”, 13 si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural.
Kjo ndarje ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në organizimin e shërbimeve publike. Në bashkitë me popullsi të shpërndarë, distancat, infrastruktura dhe kostot fikse e bëjnë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve për banor, ndërsa qendrat më të urbanizuara përballen me presion më të madh mbi transportin, strehimin dhe infrastrukturën./Monitor
CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete”...
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të op...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit...
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland Toshi humbi jet&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bathore ku një i ri ka ndërruar jetë pas...
Lëvizje në policinë e shtetit. Sipas informacioneve, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Gëzim Zhupaj ësh...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian duhet të përshtatë sistemet e tij të mbr...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...