
Vllaznisë iu anuluan dy gola në barazimin me Elbasanin. Në minutën e 88- të një supergol nga jashtë zone me autor Tafilin dhe në minutën e 96 një me autor Musta. Në të dy rastet, vendimi është marrë pas sinjalizimit të VAR.
Dy golat e rregull, ata që shënjuan këtë ndeshje, mbajnë firmën e Murataj për Vllazninë në minutën 18- të dhe ai i barazimit nga shkodrani Hebaj në minutën e 75- të. Arbitri largoi nga fusha me karton të kuq për protesta edhe trajnerin Martini.
Vllaznia merr kështu barazimin e dytë në po kaq ndeshje në Superligë, ndërsa anulimi i dy golave në këtë ndeshje, lë shije vertetë të hidhur. Më poshtë, mund ti ndiqni dhe të jepni opinionin tuaj.




