Skip to content
7 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA TONIN GJURAJ – Po, kishte dhunë në Elbasan, dhunë e arbitrimit dhe VAR-it ndaj Shkodrës…

ShkodraWeb 31 August, 2026
tonin gjuraj vllaznia 2026

Mendoj se, para se të dilet me një prononcim zyrtar, FSHF-ja lipset të bëjë një analizë sa më realiste, objektive dhe te paanshme, lidhur me ngjarjen futbollistike antisportive në Elbasan. Qendrimi i FSHF-se, sipas meje, merret me pasojën, jo me shkakun.

Po, kishte dhunë në Elbasan: dhunë e arbitrimit dhe VAR-it ndaj Shkodrës, tifozëve të saj, qytetarisë shkodrane, KF Vllaznia, si djepi i futbollit shqiptar, trajnerit dhe ekipit të tij si dhe ndaj presidentit Xhaferi e atyre që e shoqeronin.

Dhuna nuk është fizike vetëm.

Arbitra të paaftë, tendenciozë a të frikësuar, shërbyen si katalizatorë të nxitjes së dhunës ndaj Shkodrës dhe ekipit shkodran, ushqyen një mjedis thellësisht antisportiv, të frikshëm, banal, ku sharjet en bloc dhe presioni ndaj lojtarëve dhe stolit shkodran vijuan për më shumë se dy orë.

Po kishte dhunë: dhunë verbale e imponuar nga formati i kompozuar në tribunën VIP të Elbasanit (jo vetëm) dhe tribunën kryesore, e cila kjo e fundit duhej të ishte e boshatisur;

Po, kishte dhunë: “dhunë” e policisë vendore dhe kompanisë së sigurisë me mosveprimet e tyre në kohë: indiferencën, heshtjen dhe mosndërhyrjen e qëllimshme ndaj sjelljeve antisportive në dem të lojtarëve në fushë e jashtë saj.

Përqendrimi i prononcimeve të FSHF-së dhe KF Elbasanit, si dhe ndonjë analisti sportiv të porositur për gjoja “dhunë” të presidentit Xhaferi ndaj arbitrit të katërt, është mirëfilli tendencioz.

Respekti ndaj futbollit fillon me respektin e arbitrave dhe VAR-it ndaj lojës së drejtë, me gjykim të drejtë e të paanshëm. Po ashtu, respekti për futbollin fillon me riformatimin e përbërjes së formatit të tribunave VIP nga FSHF-ja dhe bashkitë, sipas rastit, kur ata mbështesin klubet.

Si mbështetes i hershëm i Vllaznisë dhe i pranishëm në shumë prej ndeshjeve të saj në Shkodër e rrethe, falë kortezisë së KF Vllaznia dhe presidentit Xhaferi, jam dëshmitar i seriozitetit të presidentit Xhaferi dhe qetësisë së tij në tribunë, dimensionit jokonfliktual, raporteve bashkëpunuese dhe mirëkuptuese të tij me presidentët e klubeve të tjera, me FSHF-në dhe aktorë të tjerë sportivë.

FSHF-ja, bashkitë respektive të Shkodrës dhe Elbasanit (dhe bashkitë e tjera), si dhe presidentët e këtyre dy klubeve (jo vetëm) duhet të shmangin qasjet represive e frymën e përplasjes mediatike dhe t’i rikthehen dialogut dhe mirëkuptimit, që keta dy klube me traditë të jashtëzakonshme në futboll, të rikthejnë në shkallët e stadiumeve një mjedis normal sportiv e kompetitiv, ku të fitoje më i miri, me gjykim të drejtë e të paanshëm. /Nga Prof. Dr. Tonin GJURAJ/

Post navigation

Previous: Vetëvendosje! dhe LDK arrijnë marrëveshjen, Kosova shpejt do të ketë një president të ri të zgjedhur…
Next: FOTO – Projekti për Doganën e Hanit të Hotit, IKMT shemb ndërtesat që pengonin investimin…

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit 6 September, 2026
  • Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave! 6 September, 2026
  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.