Manipulohet videoja e vitit 2020, rrejshëm shfaqet Hashim Thaçi duke e qortuar Prindon Sadriun
Deklarata
Thaçi, duke bërë me gisht në drejtim të bashkëshortit të ish presidentes, Vjosa Osmani në formë të qortimit
Vlerësimi
Rrenë
Është e manipuluar videoja në të cilën ish Presidenti i Republikëssë Kosovës shfaqet duke e qortuar ish zotëriun e parë, Prindon Sadriu. Videoja përfshin edhe Albin Kurtin e bashkëshorten e tij, por lëvizjet e trupit dhe mimikat e Thaçit tregojnë përdorimin e inteligjencës artificiale për manipulim të videos. Sipas Wasitai, videoja është gjeneruar përmes inteligjencës artificiale duke shfrytëzuar një fotografi origjinale të shkrepur më 17.02.2020, gjatë pritjes shtetërore për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kjo video është publikuar vetëm disa javë para se Gjykata Speciale të marrë vendimin në shkallë të parë lidhur me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, që pritet të publikohet më 16.09.2026.
Artikulli
Një profil në Facebook (arkiva, arkiva) ka publikuar një video të ish presidentit Hashim Thaçi, duke bërë me gisht në drejtim të bashkëshortit të ish presidentes, Vjosa Osmani në formë të qortimit.
Në këtë video shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Videoja ka elemente që tregojnë se është manipuluar përmes Inteligjencës Artificiale, siç janë ndryshimi i mimikave të ish Presidentit Thaçi, por edhe lëvizjet e trupit të tij, prandaj Krypometër e ka testuar atë në Wasitai, platformë për detektimin e imazheve të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale.
Rezultatet e Wasitai tregojnë se videoja është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (arkiva).
Tutje, është kërkuar fotografia në Google Lens për të gjetur imazhin që është përdorë për të krijuar këtë video dhe Krypometër ka gjetur fotografinë origjinale, e cila ishte shkrepur më 17.02.2020.
Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 12 vjetorit të ditës së pavarësisë, kishte qenë prezent edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin e tij qeverisës.
Në këtë ceremoni raportohej se për herë të parë u përshëndeten Thaçi e Kurti.
Në fund të këtij viti, më 05.11.2020, Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës pasi atij iu konfirmua aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës nga ana e Speciales në qershor të këtij viti, Thaçi ishte zotuar se do të jap dorëheqje nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.
“Ashtu siç kam premtuar, nuk do të lejoj që para gjyqit të dal presidenti. Unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ftoj forcat politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha dhe të mos lejojnë të thellohemi në krizë kushtetuese e institucionale.”- kishte thënë presidenti Thaçi.
Gjykimi në Hagë
Hashim Thaçi ka qenë shef i Drejtorisë Politike dhe të Informimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe udhëheqës i delegacionit të Kosovës në konferencën e Rambujesë. Pas luftës, ai kishte hyrë në politikë dhe ishte zgjedhur dy herë kryeministër i Republikës së Kosovës e më pas edhe president i Republikës së Kosovës.
Mandatin e presidentit, Thaçi e kishte dorëzuar para kohe, pasi i ishte ngritur një aktakuzë nga Gjykata Speciale.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Për të gjitha këto akuza, Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë janë deklaruar të pafajshëm, duke i kundërshtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë.
Gjykimi që kishte filluar në vitin 2023 u përmbyll më 18.02.2026, kur gjykatësi Smith III mbylli çështjen gjyqësore në Hagë, pasi u dëgjua fjala përfundimtare e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Katërshja e UÇK dha edhe një herë deklaratat e saj përfundimtare, duke u deklaruar të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Pas kësaj faze, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka afat ligjor deri në tre muaj për të shpallur vendimin. Ky trup gjykues ka vendosur që aktgjykimi të shpallet më 16.09.2026.
Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, kur ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për krime lufte.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Për të gjitha këto akuza, Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë janë deklaruar të pafajshëm, duke i kundërshtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë.
Gjykimi që kishte filluar në vitin 2023 u përmbyll më 18.02.2026, kur gjykatësi Smith III mbylli çështjen gjyqësore në Hagë, pasi u dëgjua fjala përfundimtare e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Katërshja e UÇK dha edhe një herë deklaratat e saj përfundimtare, duke u deklaruar të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Pas kësaj faze, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka afat ligjor deri në tre muaj për të shpallur vendimin. Ky trup gjykues ka vendosur që aktgjykimi të shpallet më 16.09.2026.
Grupi ‘Liria ka Emër’, ka paralajmëruar tubim më 12.10.2026 për lirimin e krerëve të UÇK.
Në kuadër të kësaj nisme nga 22.08.2026 ka nisur numërimi mbrapsht në Prishtinë dhe në komunat e Kosovës deri më 16.09.2026, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish drejtuesve të UÇK.