array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Keqpërdorimi i imazhit të këngëtarit Ilir Shaqiri, për të mashtruar qytetarët me probleme me prostatitin

Deklarata

Рrоstаtiti mund të çоjë në imроtеnсë dhе kаnсеr të рrоstаtës! Роr аi mund të shërоhеt еdhе në kushtе shtëрiе. Моs рrisni раsоjаt!

faqet ne Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është e rreme videoja në të cilin pretendohet se këngëtari Ilir Shaqiri po tregon se si është shëruar nga sëmundja e prostatitit. Videoja është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale duke përdorur video të publikuara nëpër mediat në Kosovë. I kontaktuar nga Krypometër, Ilir Shaqiri ka thënë se videoja është e rreme, pasi asnjëherë nuk e ka bërë një deklaratë të tillë. Në këtë video keqpërdoret imazhi i Radio Televizionit të Kosovës dhe gazetares, Alketa Gashi Fazliu. Për Krypometër, Gashi Fazilu ka thënë se videoja është e rreme. Urologu Rinor Dervishi ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokolleve të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore.

 

Artikulli

Më 26.08.2026 faqja në Facebook Paula Mary Gabrielle (arkiva, arkiva), ka publikuar një video të pretenduar të lajmeve në RTK, personazhi i së cilës është këngëtari i muzikës popullore, Ilir Shaqiri.

“Рrоstаtiti mund të çоjë në imроtеnсë dhе kаnсеr të рrоstаtës! Роr аi mund të shërоhеt еdhе në kushtе shtëрiе. Моs рrisni раsоjаt!”- shkruan në përshkrim të videos.

“Urgjentisht nga Prishtina në emisionin të Televizionit Kombëtar të Kosovës u dëgjua një deklaratë që tronditi të gjithë vendin. Ilir Shakiri krenaria e Kosovës, sulmoi hapur farmaceutet, duke i quajtur vrasës me mantile të bardha, arsyeja e cila sipas tij i riktheu organizmin, e çliroi nga prostatiti kronik ndaloi impotencën dhe ndaloi plotësisht kancerin e prostatës…..”- thuhet ndër tjerash në këtë video.

Pastaj si pjesë e materialit është edhe një deklaratë e pretenduar e Shaqirit.

“3 vite jetova në ferr, prostatiti më shqeu, urinimi natën çdo orë….nuk mund të bëja asgjë pa qetësues….”- pretendohet se po thot Shaqiri.

Krypometër fillimisht ka testuar videon në HIVE, program i cili ka vërtetuar se videoja është e realizuar me Inteligjencë Artificiale (arkiva).

Krypometër ka kërkuar edhe një koment nga vet këngëtari Shaqiri, i cili e ka demantuar një gjë të tillë.

“Kjo është një mashtrim i madh, është video me AI.”- ka thënë Shaqiri.

Në këtë video shfaqet gazetarja dhe moderatorja e lajmeve në RTK, Alketa Gashi Fazliu, të cilës Krypometër i ka kërkuar një koment lidhur me këtë pretendim.

Ajo ka thënë se është keqpërdorim i imazhit dhe se asnjëherë nuk e ka dhënë një lajm të tillë.

Në këtë storje paraqitet edhe urologu Ajet Xhafa duke folur për dy përbërës të thjeshtë që shërojnë prostatën por që nuk bëhet publike një gjë e tillë e pretenduar.

Krypometër ka gjetur videon reale të Xhafës i cili ka qenë i ftuar në Televizionin T7, i cili kishte folur për kancerin e prostatës, por nuk kishte përmendur ndonjë përbërës për shërimin e prostatës.

Prostatiti

Urologu Rinor Dervishi ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokolleve të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore.

Ai ka thënë se kur prostata ka infeksion, ajo mund të trajtohet me ilaçe, mirëpo kur infeksioni rritet atëherë duhet trajtim tjetër.

“Prostata nëse është e infektuar, por jo e rritur, mund të trajtohet me ilaçe. Në momentin që rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi, ku janë disa metoda prej më pak invazive në ato me operacion të hapur.”- ka thënë urologu Rinor Dervishi.

Krypometër ka kërkuar edhe një koment nga specialisti i farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha për kritikat e pretenduara në këtë video.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të fshehim barna që shërojnë sëmundje apo të rekomandojmë barna që nuk janë të përshtatshme për sëmundje të ndryshme. Detyra e farmacistit është të sigurojë që barnat të përdoren në mënyrë të sigurtë, efektive, bazuar në prova shkencore.”- ka thënë Haxhijaha.

Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore.

Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizim për Marketing nga Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPPM) si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Këngëtari Ilir Shaqiri gjatë karrierës së tij muzikore i ka kushtuar shumë këngë luftës së Kosovës për liri e pavarësi, si dhe shumë personave që dhanë jetën për këtë kauzë.

Në vitin 2007, Shaqiri e kishte realizuar një këngë kushtuar Pavarësisë së Kosovës e cila ishte kthyer në simbol në ditën e shpalljes së pavarësisë, më 17.02.2008.

Shaqiri ka realizuar këngë edhe për Komandantin Legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe disa patriotë të tjerë.