Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është drejt përfundimit dhe pritet të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi. Rruga e re shkurton distancën, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga 1 orë e 20 minuta në 20 minuta.
Banorët shprehen të kënaqur me investimin, duke theksuar se rruga do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë numrin e turistëve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve lokale.

Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik.
Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë investime të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...