Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”

16/08/2618:49

Shperndaje:

Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”

Avokati Arben Llangozi ka dalë me një reagim të fortë publik, duke denoncuar atë që ai e cilëson si një ndërhyrje të papranueshme të punonjësve të Policisë së Sarandës në ambientet e Orange Club. Në qendër të akuzave të tij është shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, ndërsa avokati thotë se pretendimet e tij mbështeten edhe në pamje filmike nga kamerat e sigurisë.

 

 

Sipas versionit të bërë publik nga Llangozi, ngjarja ka nisur pasi tre persona, të cilët pretendohet se ndodheshin në gjendje të dehur, kanë ngacmuar të fejuarën e një klienti të klubit. Punonjësit e sigurisë së subjektit kanë ndërhyrë dhe i kanë nxjerrë personat jashtë ambienteve.

 

Policia, e cila sipas këtij versioni ndodhej pranë, ka ndërhyrë fillimisht për qetësimin e situatës. Avokati pretendon se deri në atë moment nuk kishte pasur konflikt apo përplasje ndërmjet punonjësve të sigurisë së Orange Club dhe efektivëve të policisë.

 

Situata, sipas denoncimit, ka ndryshuar pas mbërritjes së shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, i cili ishte i veshur civil.

 

Llangozi pretendon se Bakalli ka fyer punonjësit e sigurisë dhe ka urdhëruar shoqërimin e tyre. Në pamjet që avokati thotë se dokumentojnë ngjarjen, shfaqen efektivë policie të armatosur brenda ambienteve të klubit. Pikërisht këto pamje janë përdorur nga Llangozi për të ngritur akuza të forta mbi mënyrën se si është zhvilluar ndërhyrja policore.

 

Avokati e përshkruan situatën me tone tepër të ashpra, duke e krahasuar praninë e efektivëve me armët e shërbimit në duar me një “skenë gangsterësh”, ndërsa flet për “presion dhe terror” ndaj punonjësve të subjektit.  Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.