Më 03.09.2026 në ora 09:10 në fshatin Debresh të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar A.I. (36) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhëresë për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 144 i Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
Në të njëjtën ditë në ora 11:00 në rrugën “Fazanerija” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin I.P. (60) nga Gostivari, i cili kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Gostivar për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 300 në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.








