Bastisje në Manastir, u gjet drogë në 42 paketina

Më 02.09.2026 në orën 17:25, punonjës të policisë nga SPB Manastir kryen një kontroll në banesën e S.S. (28 vjeç) nga Manastiri.

Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u gjetën dhe u sekuestruan 42 paketime me substancë pluhur, marihuanë, mullinj me mbetje marihuane, një peshore dixhitale dhe objekte me mbetje të substancës pluhur të bardhë.

Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.