Më 03.09.2026 në ora 22:30 në SPB Tetovë, B.SH. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 18:30, derisa djali i tij i mitur po qëndronte në një stol në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, një i mitur 16-vjeçar, shok i tij nga një fshat i Tetovës, gjatë bisedës pa dashje i ka shkaktuar lëndim me një mjet të mprehtë. Më vonë, i mituri 16-vjeçar, i shoqëruar nga prindi dhe avokati, është paraqitur vetë në SPB Tetovë, me ç’rast është privuar nga liria për veprën penale “lëndim trupor” nga neni 130 i Kodit Penal. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe po punohet në dokumentimin e plotë të rastit.








