Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues të shitjes së produkteve të konsumit jashtë çdo standardi higjienik.
Ajo ka treguar se si një paketim me makarona “Divella” të blera në “Euromarket”, i cili ndodhet në zonën e Don Boskos në Tiranë ishin plot me miza.
Në mesazhin e saj, qytetarja shpreh indinjatën e thellë për këtë situatë, duke ngritur shqetësimin e madh për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve. “Blerë tek marketi Euromarket Don Bosko. E tmerrshme, makaronat janë plot me miza, çfarë të hamë?!” – shkruan ajo, e revoltuar nga papastërtia dhe mungesa e kontrollit në raftet e këtij subjekti.
Ky rast i radhës nxjerr sërish në pah nevojën urgjente për kontrolle më të rrepta nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).





















