Banorët denoncojnë ndotjen nga pluhuri në Laprakë: Na mbyti fabrika e tullave

Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca ankohet për ndotjen e ajrit që, sipas tij, po shqetëson banorët e zonës.

Në mesazhin e dërguar, qytetari shprehet se aktiviteti i një fabrike tullash dhe lëvizja e kamionëve që transportojnë dhe kanë shtuar ndjeshëm sasinë e pluhurit në zonë. “Na mbyti fabrika e tullave, po sjell kamiona me dhe.

Sigal

U ktheva nga Greqia e gjeta shtëpinë plot me pluhur. Po na helmojnë”, shkruan banori në denoncimin e tij.

Ai shprehet gjithashtu se aktiviteti lidhet me biznesmenin Shefqet Kastrati ndërsa ka dërguar edhe pamje nga zona, duke kërkuar që problematika të bëhet publike dhe të merret në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të verifikuar nivelin e ndotjes.