Zjarr në Drenie të Patosit, flakët përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçisë

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçisë, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të vatrës.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar avancimin e flakëve drejt zonave të banuara.

Sigal

Situata mbetet në monitorim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes