Të shtëna me arme zjarri drejt automjetit. Policia e Kurbinit në pranga 3 persona dhe 1 në kërkim pas konfliktit për motive të dobëta

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kurbinit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti që përfundoi me të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën e Patokut, ku një 38-vjeçar ka kallëzuar në polici se, teksa lëvizte me automjet, ishte qëlluar me armë zjarri.

Sigal

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tre personave, përkatësisht 67, 40 dhe 28 vjeç, të gjithë banues në Laç.