Me pistoletë dhe fishekë në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

I riu, me inicialet J. S., banues në Elbasan, u ndalua pranë parkut “Aqif Pasha”, pas informacioneve të siguruara nga policia për një person të armatosur në këtë zonë.

Sigal

Gjatë kontrollit në çantën e tij u gjet një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe fishekë.

21-vjeçari u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.