• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë

03/09/2026
Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës “Prania Besnike”, e cila sipas tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme.

Rama bëri të ditur se takimet e para do të zhvillohen këtë të premte, në orën 17:00, duke theksuar se nisma nuk do të jetë një mbledhje politike, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të dëgjuar problemet e qytetarëve.

Kreu i qeverisë theksoi se në këto takime nuk do të kërkohen vota, nuk do të punësohen njerëz apo rekrutohen patronazhistë, por do referohet halli te institucionet.

“E premtja e kësaj jave në orën 17:00 është fillimi i pranisë në gjithë territorin e Republikës, dhe nuk do të ndryshojë orë në asnjë të premte derisa unë të jem kryetar i PS. Në orën 17:00 do të jemi të gjithë aty ku e kërkon prania besnike. Por ‘Prania Besnike’ s’është mbledhje. ‘Prania Besnike’ është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët. Kushdo të qajë hallin vjen në atë vend dhe pret momentin kur do të ulen në tryezë me përfaqësuesit e vet, të cilët thjesht do mbajnë shënim çfarë robi i Zotit po flet me respekt. ‘Prania Besnike’ nuk pranon kamera. Pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e të pranishmëve, pa ekspozuar fytyrat e tyre. ‘Prania Besnike’ refuzon përkatësinë partiake. S’ka pikë rëndësie i kujt partie je, apo për kë ke votuar. ‘Prania Besnike’ nuk pranon dhënien e numrit të telefonit për të mos e hapur dhe dhënien e shpresës se dikush mund të ndihmojë jashtë rregullave. ‘Prania Besnike’ nuk kërkon t’i kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve dhe deputetët të mos marrin në telefon asnjë drejtor, por ta dërgojnë hallin në institucion. Në ‘Praninë Besnike’ nuk shkohet për të marrë vota, punësuar njerëz, apo rekrutuar patronazhistë, por për të marrë hallin dhe për ta referuar te institucionet”.

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al