• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

03/09/2026
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

Një tjetër hap është ndërmarrë për përmbylljen e proceseve të legalizimit dhe trajtimin e të drejtave të pronarëve të pasurive të prekura nga këto ndërtime. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqet e të cilave janë zënë nga ndërtime të legalizuara.

Vendimi synon të garantojë trajtimin e ish-pronarëve, duke vijuar paralelisht procesin e pajisjes së banorëve me parcelat ndërtimore.

Agjencia Shtetwrore e Kadastrws njofton se nw kuadwr tw kwtij vendimi, 1901 banorë përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore. Ndërkohë, 328 prona do të trajtohen për kompensim financiar, ndërsa fondi i akorduar për këtë qëllim arrin në 840,702,155.51 lekë. Në procesin e kompensimit përfshihet një sipërfaqe totale prej 61,477.13 metrash katrorë truall.

Pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, lista e përfituesve do të bëhet publike edhe në platformën online “Përfituesit e parcelës ndërtimore & Subjektet që kompensohen”, në faqen zyrtare të ASHK-së.

Kjo platformë u mundëson qytetarëve të verifikojnë nëse janë pjesë e listës së përfituesve, si për pajisjen me parcelë ndërtimore, ashtu edhe për trajtimin për kompensim financiar.

Vendimi është pjesë e procesit të vijueshëm për zgjidhjen e problematikave të krijuara nga ndërtimet pa leje dhe legalizimet, duke synuar krijimin e një ekuilibri mes të drejtave të poseduesve të objekteve të legalizuara dhe të drejtave të pronarëve të truallit.

Kompensimi financiar i pronarëve të prekur nga legalizimet është parashikuar edhe në vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave. Në qershor 2026, për shembull, u miratua një tjetër vendim për këtë kategori, me një fond prej rreth 870.7 milionë lekësh dhe 422 prona të trajtuara për kompensim.

Me vendimin e ri, procesi vijon me një tjetër paketë pronash dhe përfituesish, duke synuar përmbylljen graduale të proceseve kalimtare të pronësisë dhe forcimin e sigurisë juridike mbi pronën.

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al