Loading…

Kriza politike në Kosovë, Majko troç: Vendi rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara

  • 05/09/2026 | 21:10

Kriza politike në Kosovë, Majko troç: Vendi rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara

Ish-ministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar me shqetësim ndaj bllokadës politike në Kosovë dhe vështirësive për zgjedhjen e presidentit të vendit, transmeton Gazeta Metro.


Majko ka deklaruar se zgjedhja e presidentit po shndërrohet në një “lojë vetëvrasëse”, ndërsa situata politike po e dëmton edhe mekanizmin e fundit për zgjidhjen e krizës.

“Zgjedhja e presidentit të Republikës në Prishtinë po kthehet në një ‘lojë’ vetëvrasëse”, ka shkruar ai.

Sipas tij, as zgjedhjet e parakohshme nuk po shihen më si rrugëdalje e sigurt, pasi rezultatet zgjedhore po e ruajnë të njëjtën gjendje të mosmarrëveshjeve politike.

“Votuesit kanë ‘ngrirë’ rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes. Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime”, ka deklaruar ish-ministri shqiptar.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i kësaj situate mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e shtetit.

“Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara”, ka theksuar Majko.

Sipas tij, shpresa e fundit qëndron te heqja dorë nga bindja se dështimi i kundërshtarit politik mund të shërbejë si zgjidhje.

“Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë”, ka përfunduar Majko./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë