Loading…

Tronditëse në Itali: Hodhi ish-partneren nga ura, telefonoi nënën e saj dhe më pas vrau veten

  • 05/09/2026 | 20:38

Tronditëse në Itali: Hodhi ish-partneren nga ura, telefonoi nënën e saj dhe më pas vrau veten

Hetimet për vrasjen e Lorena Iscerit në Itali kanë zbardhur rrethana të reja të ngjarjes, ku ajo dyshohet se u rrëmbye dhe u hodh nga një mbikalim i autostradës A1 nga ish-partneri, Federico Vella.


Sipas rindërtimit paraprak, Vella dyshohet se e priti Lorenën në garazhin e banesës së saj në zonën Rifredi të Firences, ku e sulmoi, e lidhi dhe e futi në bagazhin e automjetit.

Gjatë rrugës, Lorena arriti të përdorte një telefon që ndodhej në bagazh dhe kontaktoi shërbimet emergjente.

“Më ka rrëmbyer, do të më vrasë”, raportohet t’u ketë thënë ajo autoriteteve, duke u dhënë edhe informacione për vendndodhjen dhe të dyshuarin, raporton mediat.

Policia e lokalizoi automjetin dhe u nis drejt tij, por nuk arriti të ndërhynte me kohë. Sipas dyshimeve të hetuesve, Vella e hodhi Lorenën nga mbikalimi dhe më pas kreu vetëvrasje.

Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të ketë qenë i planifikuar, pasi në automjet raportohet se janë gjetur lidhëse plastike, gërshërë dhe një çarçaf.

Të afërmit e Lorenës kanë deklaruar se ajo kishte frikë nga ish-partneri, por nuk kishte dashur ta denonconte, pasi shqetësohej se kallëzimi mund t’ia dëmtonte jetën atij.

Para se të hidhej nga mbikalimi, Vella dyshohet se i dërgoi një mesazh nënës së Lorenës, duke i thënë se vajza e saj kishte vdekur. Më pas ai telefonoi edhe nënën e tij, e cila njoftoi Policinë për bisedën me të birin.

Autoritetet italiane po analizojnë pamjet filmike, telefonatat dhe mesazhet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivin e krimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë