Loading…

U përcoll me nderime, Rama për kriminelin Mladic: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

  • 05/09/2026 | 18:04

U përcoll me nderime, Rama për kriminelin Mladic: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar ashpër rastin e përcjelljes së kriminelit serb Ratko Mladic me nderime shtetërore, transmeton Gazeta Metro.


Rama e cilësoi Mladic si “kasapin e Ballkanit”, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit.

Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Rama e përshkroi Serbinë me një tjetër metaforë, duke e cilësuar si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Evropës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë