Loading…

‘Ujëra të kristalta e gurë të bardhë’ – Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

  • 05/09/2026 | 20:00

‘Ujëra të kristalta e gurë të bardhë’ – Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

Ksamili është renditur në vendin e parë në listën e pesë destinacioneve bregdetare më të mira në Evropë, të publikuar nga media amerikane e udhëtimeve Travel Off Path.


Në artikullin e autorit Trevor Kucheran, Ksamili vlerësohet për ujërat e kristalta, plazhet me gurë të bardhë dhe çmimet më të përballueshme krahasuar me destinacionet e tjera të njohura të Mesdheut.

Autori e krahason kthjelltësinë e ujit me Maldivet dhe e përshkruan Ksamilin si një nga zonat bregdetare më mbresëlënëse në Evropë.

Sipas artikullit, në Rivierën Shqiptare vizitorët mund të shijojnë ushqime të freskëta deti pranë plazhit dhe akomodim me çmime më të ulëta sesa në destinacione të ngjashme në Greqi.

Megjithatë, media amerikane paralajmëron se gjatë kulmit të sezonit veror Ksamili përballet me turma të mëdha turistësh dhe rritje të çmimeve.

Shtatori dhe tetori rekomandohen si periudhat më të përshtatshme për vizitë, pasi moti mbetet i favorshëm dhe numri i turistëve është më i vogël.

Pas Ksamilit, në listë renditen Ischia në Itali, Praia da Adraga në Portugali, Ramla Bay në Maltë dhe Sarakiniko në Greqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë