Është ndarë të shtunën nga jeta 46-vjeçari që u aksidentua më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës, transmeton Gazeta Metro.
46-vjeçari ishte Ismet Selim Alimusaj nga Strellci i Deçanit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, pati konfirmuar Rugova./gazetametro.net