Loading…

Nderimet për Mladic, Kandic: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

  • 05/09/2026 | 19:27

Nderimet për Mladic, Kandic: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar ashpër vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nderimet shtetërore ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocid dhe krime të rënda të luftës, transmeton Gazeta Metro.


Ajo e ka kritikuar veprimin e mbulimit të arkivolit të Mladic me flamuj shtetërorë.

Sipas saj, ky veprim pas sjelljes së trupit të tij në Beograd, përbën një tregues se pushteti serb ka shkelur institucionet dhe ka goditur shpresën për një të ardhme.

“Ky president serb me këtë varrimin dhe dhënien e nderimeve shtetërore për të dënuarin për gjenocid Ratko Mlladiq, tregon në fakt që ai nuk ka bërë asnjë tërheqje nga e kaluara e tij radikale dhe që ai i shkakton dëme shtetit dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Sepse në Serbi jetojnë qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme”, tha ajo në KlanKosova.

“Vuçiq, vazhdimisht inkurajon dhe perforcon nacionalizmin ekstrem. Atë që e kemi parë deri sot është se në rrugë nuk ka të rinj që protestojnë por mbetet të shihet se si do të jetë situata sot dhe të hënën po ashtu. Pastaj do ta kemi vlerësimin final se ku gjendet ky vend dhe çka arriti krejt Aleksandar Vuçiq dhe shërbimi i tij. Përfundimisht, Serbia nuk do të jetë e njëjta pas kësaj ngjarjeje, pra pas këtij degradimi moral, politik e civilizues”.

Kandiq kritikoi edhe ndikimin që kjo situatë mund të ketë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje. Ajo tha se nderimet ndaj Mlladiqit përbëjnë një qëndrim të qartë ndaj viktimave dhe vendeve që u prekën nga krimet për të cilat ai u dënua”.

“Me vendimin për t’i bërë nderime shtetërore Mlladiqit, presidenti serb qartazi ka treguar edhe qëndrimin e tij që e ka ndaj vendeve fqinje, ndaj viktimave, për të cilat është përgjegjës pikërisht ky gjenerali i dënuar . Pas këtij turpi të tmerrshëm,  ai mbylli hapësirën për komunikim e bashkëpunim, jo vetëm pushtetit , por të gjithë qytetarët i solli në situatë që askush më nuk e ka të lehtë që të komunikoj me fqinjët”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë